PD, Mirela Karabina: Korrupsioni i lartë i qeverisë ka thelluar varfërinë

Në një deklaratë nga selia e PD, zëdhënësja e kësaj partie, Mirela Karabina, ka thënë se “Shqipëria ka nivelin e varfërisë më të lartë në Rajon dhe në Europë pasi qeveria e saj bën më pak se çdo qeveri tjetër për mirëqenien e jetesës së qytetarëve të saj, mbrotjen dhe mbështetjen e shtresave në nevojë”.

Sipas zonjës Karabina, “korrupsioni i lartë në çdo ind qeverisës, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj shpërdoruesve të veshur në pushtet kanë thelluar nivelin e varfërisë dhe vështirësuar jetën e qytetarëve”.

Më poshtë deklarata e plotë e zëdhënëses demokrate:

Sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetesës për arsye të realitetit të rëndë ekonomik dhe social, rritjes abuzive të çmimeve dhe mungesa e ndihmës sociale për çdo kategori në nevojë, dhe me një Shqipëri tjetër të mbyllur në godinat e pushtetit që punon vetëm për interesa të saj dhe larg qytetarëve.

Shqipëria, sipas Agjensisë Europiane të Statistikave kryeson Europën për përqindjen e lartë të njerëzve të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social, pasi gati gjysma e popullsisë së saj 43% është e rrezikuar nga varfëria.

Edhe në Ballkanin Perëndimor Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të lartë të varfërisë.
Rreth 67% e shqiptarëve jetojnë me 5.5 dollarë në ditë, situatë kjo që rrit nivelin e rrezikur të varfërisë (Eurostat).

Shqipëria ka nivelin e varfërisë më të lartë në Rajon dhe në Europë pasi qeveria e saj bën më pak se çdo qeveri tjetër për mirëqënien e jetesës së qytetarëve të saj, mbrotjen dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.

Korrupsioni i lartë në çdo ind qeverisës, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj shpërdoruesve të veshur në pushtet kanë thelluar nivelin e varfërisë dhe vështirësuar jetën e qytetarëve.

Exit mobile version