Dega e Partisë Demokratike në Britani po ndjek më shqetësim të thelle zhvillimet e fundit në Shqipëri, pas protestës se banorëve të zonës se Kukësit, kundër taksës së imponuar ndaj shqiptarëve në të dy anët e kufirit në rrugën e kombit.
Kryetari degës së PD në Britani të Madhe, Av. Naim Hasani në deklaratën e shpërndarë për mediat thotë se: -“Që nga çlirimi i Kosovës në 1999 shqiptarët kanë menduar dhe punuar për ngritjen e një ure lidhëse dhe bashkimi nga dy shtetet e një kombi që ka vuajtur më shumë se askush ndarjen dhe izolimin. Rruga e kombit ishte dhe mbetet deri me sot njëri ndër projektet më madhore me interes dhe impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e Shqipërisë, në radhë të parë dhe në synimin strategjik të bashkimit shpirtëror të shqiptarëve kudo që ndodhen.
Vendimi i qeverisë shqiptare të “Rilindjes” të drejtuar nga Rama për të imponuar shqiptarëve një taksë ndarëse, arbitrare dhe korruptive, shënon aktin final të një politike shpërbërëse dhe mospërfillëse të një qeverie të instaluar në Shqipëri nëpërmjet projektit më të dështuar që nga rënia e komunizmit, që gjithësesi nuk mund të këtë emrin “Rilindje”.
Shqiptarët nuk mund të pranojnë një ndarje të dytë mes një kombi me trarë që i zënë frymën rrugës së lirisë. Shqiptarët e Kosovës dynden çdo vit sidomos në sezonin e verës në çdo cep të plazheve të Shqipërisë duke qëndruar besnikë kombit dhe Shqipërisë nënë”.
Më vijim të kësaj deklarate shpërndarë nga z.Hasani thuhet se: -“Shpërblimi që marrin është taksa për të hyrë e dalë nga mëmëdheu. Qytetaret e Kukësit dhe gjithë Shqiptarët në Shqipëri e Kosovë dhe kudo që janë, nuk mund të rrinë indiferente ndaj një poshtërimi të radhës, që i bëhet ëndrrës shqiptare për një komb me dy shtete, pa kufij, të bashkuar në familjen Europiane.
Dhuna, represioni dhe shteti policorë janë vetëm mjete në duart e qeverive kriminale për të nënshtruar popullin, por që nuk ka funksionuar dhe nuk do të funksionojë, derisa populli i shtypur dhe i injoruar nga qeverisja kriminale oligarke e instaluar në Shqipëri të mos pajtohet dhe të shpreh mosbindjen në mënyrë paqësore, resistente dhe demokratike.
Qeveria që vjedh popullin, votën dhe dinjitetin e qytetarëve të vet, duhet të japë dorëheqjen dhe në vend të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku përfaqësuesit të zgjidhen nga vota demokratike të qytetarëve dhe jo nga vjedhja e mandateve nëpërmjet parave të krimit dhe drogës, që ka qenë lajtomotiv i qeverisjes së “Rilindjes” mavi.
“Shprehim solidaritetin tonë të plotë më të drejtën e shqiptarëve për të protestuar dhe mos u bindur politikave ndarëse dhe korruptive të asaj qeverie që ka deligjitimuar vullnetin e popullit dhe ka kriminalizuar shtetin dhe tempullin e demokracisë “parlamentin shqiptar”.
Shpresojmë dhe besojmë që në mënyrë demokratike dhe qytetare, shqiptarët të dinë të japin leksion demokracie ozurpuesve që duke kërkuar të pasurohen në mënyrë kriminale, i kanë venitur shpresën shqiptarëve se vendi ynë një ditë do të behet dhe kanë shkaktuar një hemorragji të trurit dhe inteligjencës shqiptare drejt perëndimit.
Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e oligarkëve.
Dega e Partisë Demokratike në Britani mbështet me forcë protestat demokratike, paqësore dhe çdo presion tjetër demokratik ndaj një qeverie të korruptuar, për ta detyruar atë që të dëgjojë zërin e atyre që mund ta zgjedhin dhe me votë e largojnë”- thuhet më tej në deklaratë.
“Çdo mospërfillje e kërkesave të drejta të qytetarëve vetëm sa e shton zemërimin e tyre dhe e dërgon qeverinë jashtë konturave demokratike, në dëm të stabilitetit politik, dhe ekonomik të Shqipërisë.
I bëjmë thirrje politikanëve të ndërgjegjshëm dhe mbështetësve të Partisë Socialiste të Shqipërisë të distancohen nga një grup “Rilindasish” që ka ozurpuar partinë e tyre dhe t’i bashkohen shpirtit demokratik të qytetarëve të thjeshtë të cilët që nga nesër do të nisin mosbindjen e madhe ndaj injorimit të vullnetit të tyre demokratik, kundër krimit dhe oligarkëve dhe varfërimit të tyre të tejskajshëm. Zoti e bekoftë shpirtin demokratik, liridashës dhe Europian të shqiptarëve!”- përfundon deklarata e degës së PD në Britani të Madhe shpërndarë për mediat nga kryetari, av.Naim Hasani.