Nga Tomorr Shasho
Ka dy ditë që të gjitha mediat, si ato të shkruar dhe ato televizive,por edhe në kafenera po diskutohet çështja e dënimit të deputetit Salianji. Debatet janë të shumta dhe të kundërta nga njëri-tjetri. Disa thonë ishte vendim i drejtë e disa thonë jo i drejtë. Sigurisht në këto mendime ndikon dhe të qenit simpatizant i PD-së,apo PS-së. Ky qëndrim vërehet jo vetëm në tavolinat e kafeneve,por edhe në debatet televizive,të cilët në darkën e 26 Shtatorit 2024 trajtonin po të njëjtën temë. Duamë të theksojmë se të ftuar ishin po ata persona të quajtur analistë, që debatojnë vazhdimisht dhe të abonuar në televizione. Gjatë debateve, po cilësoj atë në”Top Stori” dhe ” Open”. Në të dy këto televizione s’kishte asnjë prokuror,apo gjyqtarë,të cilët të argumentonin se si ishte zbatuar ligji. Asnjë nuk diskutoi arsyen e zgjatjes prej 5 vitesh të këtij procesi. Me përjashtim të një analisti,i cili e quajti Salianjin viktimë,të tjerët e quajtën ” hero” dhe se ishte dënuar si deputet i zjarrtë i opozitës në denoncimet e bëra në foltore,apo para gazetarëve. Me sa dimë, por dhe analisti i njohur, Vangjeli, e cilësoi me vendosmëri,duke shqiptuar se ishte i gatshëm ta pohonte dhe para drejtësisë,se kjo ngjarje ka qenë e përgatitur në zyrat e PD-së nga dy deputet shokë të dënuarit. Ndaj ky ishte viktimë. Madje mediat, ne FB, dhanë edhe një video të shkurtër ku analisti Nano i thoshte me vendosmëri Salianjit se po të përdorin. Mirëpo asnjë nga të ftuarit e emisionit “Top Stori” nuk diskutoi për këtë mendim të hedhur.
Madje edhe përfaqësuesi i PD-së, nënkryetari,e anashkaloi dhe foli për heroizmin e kolegut,tashmë i dënuar. Faji ishte i drejtësisë së kapur nga Kryeministri. Po ky zotni nuk argumentoi pse këta gjyqtarë ishin të poshtër, të blerë, nën urdhrat e Kryeministrit,në dënimin e kolegut të tyre, kur po këta gjyqtarë okular,me të njëjtin emër e mbiemër,me të njëjtën rrobë veshur të gjyqtarit, ishin të mrekullueshëm, ishin të pakapur nga Kryeministri, ishin të pablerë dhe dhanë një drejtësi që të ngjallë shpresën e një drejtësie të pavarur. Po kështu nuk është i kapur,i blerë,i nënshtruar e frikacak gjyqtari, që njohu si PD “Rithemelimin”, kur në logjikën njerëzore dhe sipas ligjit PD-ja e themeluar në vitin 1990 s’kishte shkelur asnjë ligj mbi veprimtarinë e partive politike, e cila me vendimin e po të këtyre gjyqtarëve doli si e paligjëshme dhe tashmë këtë të drejtë e gëzon grupi i ” Rithemelimit. Por të nderuar gjyqtarë e ju PD-ist, cilën datë do njihni si PD, atë të dhjetorit 1990 ( të cilës i është hequr logua dhe vula), apo ditën e 9 shtatorit 2021, kur filloi “Rithemelimi”?
Por le të kthehemi te dënimi i Salianjit. Mesa lexojmë e dëgjojmë deputeti i lartëpërmendur është dënuar si organizator i një shpifje ndaj ish- ministrit të Brendshëm të asaj periudhe. Po këtë asnjë nuk e përmendi, por thonin së eshte dënuar për denoncim. Edhe denoncimi në foltore, gazeta e televizione, pa u bërë kallzim në prokurori, e pa e dhënë vendimin gjykata,mbetet shpifje. E shpifja duhet dënuar,cili do që shpif, qoftë dhe deputet. Ku e ke gjetur të drejtën ti deputet të shpifësh ndaj nënës,gruas, të kërcënosh në mes të parlamentit,ti vësh flakën parlamentit e të mos dënohesh,ndërsa një njeri i thjeshtë të shkoi pa hezitim në burg? Cili ta jep këtë të drejtë? Cilët jeni Ju zotërinj deputet, që kundërshtoni vendimet e gjykatave,aq më shumë kur flisni për institucione të pavarura, se kur flet drejtësia,të tjerët duhet të heshtin? Të heshtin kur jepet vendimi në favorin tuaj dhe e kundërta duhet të ngrihet në këmbë populli se u dënua një organizator për shpifje,madje dhe në bashkëpunim? Po kur gjykata dënoi ish- ministrin e brendshëm,Tahiri,ishte e kapur drejtësia, apo e pavarur?
Kur u arrestuan 5 drejtorët e Bashkisë Tiranë, ishte drejtësi e kapur,apo është e pavarur?Po me ish- ministrin e shëndetësisë, si është gjykata e kapur apo e pavarur? Kur arrestohen PD-istet është e kapur. Kjo është logjika? A duhej që populli të ngrihej në protesta nga ana e opozitës? Si ka mundësi që Ju quheni të paprekshëm? Si ka mundësi që edhe kur populli nuk voton për Ju, e quani atë popull pa kulturë demokratike,popull që e ka mendjen nga lindja? Atëherë përse tu besojmë JU,kur nuk njihni drejtësinë,kur nuk pranoni asnjë të metë, kur ju luftoni me hekur e zjarr njeri – tjetrin,kur ato që thoni në mëngjes i mohoni ,apo i ndryshoni në darkë? Kur po Ju, kupola e PD-se mohoni e shkelni me këmbë shokun tuaj ,kur edhe pse më parë i kini thurur lavde? Si tu besojmë ju,që mendjen e kini te dhuna? Kur fjala nuk u zë vend në popull e doni t’na bindni me anë të forcës? Cili është faji i popullit që të bllokoni rrugët, në rast se do arrini ti bllokoni? Ndryshoni rrugë! Ndryshoni fjalorin! Hiqeni mendjen nga dhuna! S’u ka faji drejtësia,por rruga juaj e gabuar, rruga e dhunës dhe shkatërrimit.