Partia Demokratike ka publikuar pamjet ku duket qartë dhuna e ushtruar nga Sali Berisha në tubimin e 8 Janarit. Në një postim PD shkruan:
Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.
Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! NE KEMI ZGJEDHUR TË ARDHMEN.