Partia Demokratike, ndërsa ka publikuar videon rithekson se sot çdo shqiptar e ka të qartë se nëse mbështet Berishën e Metën, atëherë ka mbajtur në pushtet kryeministrin Edi Rama.
Ditë e re, mashtrim i ri.
Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.
Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër prandaj kudo është ai, si kandidat, si kryetar, si udhëheqës, sa edhe Enver Hoxha do i’a kishte zili. Edhe emrat e pseudokandidatëve i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri kur si një frikacak tha se do votonte kundër e kur erdhi koha e votës iku si burracak.
Demokratët e dinë se ai ka hallin e tij, ashtu se si edhe me 8 janar, qëllimi i tij është shkatërrimi i Partisë Demokratike.
Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse mbështet Berishën e Metën, mban Ramën.
(Rilindja Demokratike)