Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama si përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në 8 vite. PD thekson se, Rama përpiqet t’ia hedhë fajin të tjerëve, por kjo gjë nuk do t’a ndihmojë atë.
Reagimi i Partisë Demokratike
Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë. Përpjekjet e tij për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë atë.
Dështimi i tij ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë – Edi Rama është një dështim.
Në 25 Prill Rama do të shkojë në shtëpi dhe ne, së bashku, do ta çojmë Shqipërinë në rrugën e duhur.