PD: Prokuroria po përdoret nga Edi Rama, deklarata e sotme e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë…

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së pa precedent të prokurorisë, e cila sot nxori konkluzione ende pa arritur në fund hetimi.
Sipas PD-së, Prokuroria po përdoret nga Edi Rama në mënyrë politike.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.
Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.
Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.
Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.

Exit mobile version