PD protestë përpara SPAK, gazetari: Gabimi që po bën Sali Berisha

Gazetari Lavdrim Lita komentoi protestën e Partisë Demokratike të planifikuar për ditën e hënë, 6 janar, përpara godinës së SPAK.

Lita e cilësoi gabim strategjinë e Berishës për të përdorur partinë në betejë kundër institucioneve të drejtësisë.

Ai theksoi se Berisha dhe PD duhet të përqendroheshin te zgjedhjet, ndërsa rikthimin e masës “detyrim paraqitje”, kryedemokrati mund ta ndiqte përmes avokatëve të tij në rrugë gjyqësore.

“Viti ka nisur me Berishën dhe me dosjen Berisha. Berisha mund ta kishte pranuar dhe të paraqitej dhe të fokusohej te fushata e madhe, ku është interesi i qytetarëve. Ai po përdor Partinë Demokratike, deputetët e PD për të goditur SPAK-un, duke lënë jashtë qytetarët. Qytetarët që thirren për të protestuar përpara SPAK-ut nuk kanë halle me SPAK-un. 95% e qytetarëve nuk kanë asnjë problem me SPAK-un apo gjykatën. Është debat i një partie të madhe dhe po e fut partinë në një debat për të mbrojtur veten. Si do t’i fitojë zgjedhjet duke folur 4 muaj për zgjedhjet? Ai po e përdor partinë si një bunker për të mbrojtur veten dhe familjen e tij”, tha Lita këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania.

Artikulli paraprakDebati mbi ndikimin e rrjeteve sociale/ Ka më shumë rëndësi si i përdor, dhe jo sa i përdor
Artikulli tjetër“Punonte në ndërtim”- Vrasja e Ramazan Matajt, flet xhaxhai i tij: Nipi nuk ka pasur probleme! Është rritur me vështirësi