Kryetari i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj reagoi dje pas shoë-t medaitik të policisë në lidhje me aksionin antidrogë të organizuar nga autoritetet italaine, ku u shprehën vlerësimet për meritat e policisë shqiptare në këtë aksion. Përmes një deklarate për mediat, Alibeaj solli një paralelizëm të këtij rasti me operacionin ndërkombëtar ndaj baronit të drogës, Klement Balili. “U krekosën sot para mediave, të besuarit e Tahirit, për një aksion antidrogë të drejtuar nga Prokuroria e Milanos, në një përpjekje për të marrë merita në kohën kur ministri i Brendshëm dhe drejtuesit e tij kanë imazhin më të keq në Europë, pasi janë përfshirë në krime e trafik droge. Natyrshëm lind një pyetje: po kur u bë aksioni ndërkombëtar për Eskobarin e Ballkanit, ku ishte përfshirë dhe DEA amerikane, pse nuk dolën besnikët e Tahirit? Thjesht sepse ishin përjashtuar! Sepse partnerët i dinë lidhjet që kanë me Balilin, andaj i lanë jashtë. Edhe pse e kërkonte gjysma e policive të Europës, Balili arriti të arratisej nën hundën e Çakove dhe Çipave të Tahirit”, tha Alibeaj.