PD publikon foton: Autorët e sulmit në Kavajë janë njerëzit e Ramës, prandaj nuk janë arrestuar akoma!

Partia Demokratike reagoi pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se autori i plagosjes në zyrën e PD në Kavajë nuk ka lidhje me PS-në.

PD publikoi një foto ku duket autori i plagosjes, Ndriçim Jonuzi në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, kryetarit të PS të Kavajës, shefit të Policisë, një punonjësi të policisë dhe baxhanakut të kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Në njoftimin e PD thuhet se, ky është një sulm kriminal zgjedhor ndërsa autorët nuk janë arrestuar akoma sepse sulmuesit janë njerëzit e Ramës.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim.

Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbë zgjedhjet.

Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!

Exit mobile version