Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video ku Sali Berisha bën sërish thirrje për dhune. Në postimin ku tregohen sjelljet e dhunshme ndaj selisë blu me 8 Janar, PD shkruan se Berisha tashme është vetëm koka e një pakice të dhunshme.
”Thirrjet e vazhdueshme të Berishës për dhunë nuk përfaqësojnë demokratët. Shumica dërrmuese e demokratëve refuzoi ftesën e tij për gjakderdhje në 8 janar, duke e braktisur atë në përpjekjen e tij për të shkatërruar Partinë Demokratike për interesa personale.
Për demokratët Berisha është e shkuara, koka e një pakice të dhunshme që nuk ka më vend në Partinë Demokratike!”