PD: Pushteti korruptiv i Edi Ramës në shërbim të mafies së inceneratorëve, PPP-ve dhe tenderave publikë

Greta Bardeli Gjoni: Shërbëtorët e rinj të pushtetit korruptiv të Edi Ramës do të shërbejnë për bakshishet e majme të mafies së inceneratorëve, PPP-ve dhe tenderave publikë. Përballja jonë kudo të jetë e mundur, do t’u rikthejë qeverinë njerëzve

Shërbëtorët e rinj të pushtetit korruptiv të Edi Ramës do të jenë veç për bakshishet e majme të mafies së inceneratorëve, PPP dhe Tenderave!

Janë veç fytyra korrupsioni e babëzie të njohur për abuzime me fondet publike!

Zv.kryeministri, mjeshtër i inceneratorëve A. Ahmetaj duhet të ishte dorëzuar ne pranga në derën e SPAK dhe jo të firmosë aferat në mungesë të kryeministrit.

Organizatorët, nxitësit dhe urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve në dosjen e njohur 184, 339/1 janë shpërblyer me poste të larta në qeveri e parti.

I njohur nga gjithe shqiptaret si Tërmet Gjiknuri, asistent i Y.Lalës organizator i strukturës paralele të grabitjes së zgjedhjeve në aleancë me grupe gangsteresh është i përzgjedhur nr.2 i E.R !

U.Manja i përfshire në përgjime e krimit zgjedhor ne dosjen 184 të botuar në revistën gjermane “BILD” është emëruar hiç më pak se Ministër Drejtësie për të mbyllur të gjitha dosjet e manipulimit elektoral!

Gratë në qeveri, për të ardhur keq, figura anonime përzihen dukshëm me ato të njohura për korrupsion, tendera sekretë, e abuzime të panumërta me taksat e qytetarëve, janë thjesht e vetëm fasada!

ER i përdor gratë për kozmetikë për të mbuluar pushtetin mizor e grabitës, pushtetin që shkakton vuajtje dhe varfërim cdo ditë.

Përballja jonë në Parlament, në sheshe e rrugë e kudo të jetë e mundur, me dhe për qytetarët do të rikthejë shpresen e besimin, forcën e kurajon për një qeverisje për shqiptarët!

#PartiaDemokratike

Exit mobile version