PD, Sefa: Nuk u përfshi propozimi ynë! Kërkuam amnisti për protestuesit e “Teatrit”, “Astirit”

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, i ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi” ka konfirmuar se Partia Demokratike ka propozuar amendamente mazhorancës që në ligjin për Amnistinë Penale, të përfshihen dhe protestat e organizuar që nga 1 tetori i 2018 që përfshijnë protestat për unazën te “Astiri” deri tek protesta e të ndjerit “Klodjan Rasha” në periudhën 31 dhjetor 2020.

Sefa bëri një panoramë si u përgatit ligji për Amnistinë Penale ku sipas tij, në një dalje publike ministri Manja ka deklaruar se janë reflektuar dhe rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ky projektligj është diskutuar në komision me deputetët, janë paraqitur propozime e tyre dhe ne si PD-ja kemi propozuar dhe amendamente. Në konceptin tonë bëmë një propozim të një amendamenti që kishte qartësisht në një qëndrim politik të PD-së që kishte të bënte me gjithë protesta e organizuar nga 1 tetori 2018 që lidhet me protestën e “Astirit” dei në 31 dhjetor të 2020 që lidhet me protestën e fundit të ndjerit “Klodjan Rashës”, nënvizoi Sefa.

Ai konfirmojë për RTSH-në, që PD-ja, ka kërkuar që veprat penale për këta personat, që ende janë në hetim për një periudhë 4 apo 6 vjeçare nga Prokuroria ose janë gjykuar në Gjykatë të Shkallës së Parë të përfitonin nga amnistia.

Exit mobile version