PD Shkodër paralajmëron Ramën dhe zagarët e tij: Larg duart nga Shkodra!

Partia Demokratike e Shkodrës paralajmëron Edi Ramën. Rama ka urdhëruar Prefektin e Qarkut të Shkodrës, Cesk Millja për të thirrur mbledhjen për konstituimin e këshillit bashkiak, pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga marrja e postit të kryebashkiakut.

Mbledhja synon ligjërimin e këtij këshilli të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe është parashikuar të mbahet në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në orën 11:00.

PD, në një reagim, i bën thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, “të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste”.

Gjithashtu, PD Shkodër fton qytetarët të bashkohen në protesta.

REAGIM I PARTISE DEMOKRATIKE DEGA SHKODER

Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës.

Çdo përpjekje për të injoruar me arrogance mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve te paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve.

I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të partisë socialiste.

E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar!

Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë!

Ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj!

Qytetarëve të Shkodrës i bëjmë thirrje që ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëtia shkodrane ka promovuar në histori.

Exit mobile version