“PD shumë shpejt do të bëjë koalicion me parti të tjera”, Basha: Tre kushtet themelore janë reforma zgjedhore, mbështetje drejtësisë dhe partneritet me SHBA dhe komunitetin Euro-Atlantik

Kreu demokrat u shpreh nga Kurbini se PD që ai drejton do të jetë me një koalicin të ri poltik me parti të cilat ndajnë tre vlera themelore: reformën zgjedhore, mbështetje pa kushte drejtësinë dhe partneritet i palëkundër me SHBA-në dhe BE-në.

“Shumë shpejt, duke filluar nga java e ardhshme, Partia Demokratike do të jetë në qendër të koagulimit fillimisht të një koalicioni politik me parti të cilat ndajnë këto tre vlera themelore: reformë zgjedhore për të fuqizuar njerëzit dhe jo për t’i mbajtur ata nën zgjedhën e tutelën e listave të mbyllura të 2008-ës. Mbështetje pa kushte për drejtësinë, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe padiskutim partneriteti i palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me komunitetin Euro-Atlantik. Këto janë ato që na përkufizojnë, na bëjnë bashkë, na mbajnë bashkë edhe përkundër vështirësive më të mëdha. Dhe përmes këtyre shënohet rruga jonë për të ecur përpara. Por si Parti Demokratike kemi detyrë që shkon përtej kësaj. Po do ta hedhim këtë hap dhe kam kënaqësinë, përivilegjin, nderin ta njoftojë këtu në Kuvendin Zgjedhor të Kurbinit, krijimin e një koalicioni pro perëndimor, Euro-Atlantik me në qendër Partinë Demokratike të Shqipërisë.” – u shpreh Basha.

Artikulli paraprak“Duan të mbrojnë trashëgiminë e sistemin politik që u la Ramiz Alia”/ Basha: Frika ndaj listave të hapura i ka shtyrë në një komplot të ri që të jenë sërish bashkë
Artikulli tjetër“Buxheti 7 miliardë euro kaloi në katër minuta”, Basha: Pesë muaj që iu bëjmë thirrje atyre që veprojnë në emër të demokratëve ta ndalin marrëzinë