Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, zhvilloi sot një tryezë për reformën zgjedhore. Duke e konsideruar prioritet numër një, Basha tha në fjalën e tij.
Ndonëse preferon një sistem mazhoranca me apo dhe pa korrektim proporcional, Basha thotë se propozimi i Partisë Demokratike është ai për hapjen e vërtetë dhe të plotë të listave në një sistem proporcional kombëtar.
Fjala e plotë:
Ju falënderojë të gjithë pjesëmarrësve e në veçanti përfaqësuesit të organizatave të shoqërisë civile dhe të think tank-ve, të fondacioneve shqiptare, të huaja, të partnerëve tanë Institutit Republikan Amerikan, Institutit Demokrat Kombëtar, KAS-it, të cilët janë të pranishëm në këtë takim, në këtë tryezë të rrumbullakët që ka në qendër të vëmendjes prioritetin politik numër 1 të Partisë Demokratike, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ky prioritet në fakt nuk është thjesht dhe vetëm pjesë e agjendës tonë të brendshme politike. Ne gjykojmë se për shqiptarët dhe për demokracinë shqiptare ka ardhur momenti që sistemi zgjedhor të kthehet në qendër të debatit publik, para sesa faktorët politikë të deklarojnë se është tepër vonë. Për një vit e gjysmë, ndoshta dhe më herët, Shqipëria mund të përballet, do të përballet me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë u bënë tre palë zgjedhje ku rekomandimet e vëzhguesit kryesor të zgjedhjeve OSBE-OHDIR as nuk merren parasysh, as nuk zbatohen.
Çështë më shumë sistemi politik shqiptar, duket e ka kapërcyer nga kriza në krizë duke zhbërë cilësinë e përfaqësimit në parlament, duke zhbërë cilësinë e mbrojtjes dhe promovimit të interesave të qytetarëve si vet arsyeja e ekzistencës së parlamentit, të Kuvendit të Shqipërisë. Prandaj për ne ka qenë e qartë që në fillim se zhurmnajës dhe teatrit të përditshëm dhe të përjavshëm politik, jo vetëm që nuk mund dhe nuk duhet t’i shkojmë nga pas, por nuk duhet ta lejojmë t’i mbivendoset kësaj agjende, këtyre interesave themelore të votuesit shqiptar dhe demokracisë shqiptare. Problemi I parë dhe kryesor që ne kemi ngritur prej kohësh, është zhbërja e cilësisë së përfaqësimit për shkak të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, listave të mbyllura të sistemit rajonal proporcional të cilat qartësisht larguan të zgjedhurit nga zgjedhësit dhe kthyen grupet parlamentare dhe Parlamentin e Shqipërisë në përfaqësues të interesave të ngushta partiake dhe të krerëve të partive politike dhe në noterë të vendimeve të mazhorancës së radhës.
Ka disa mënyra për ta zhbërë këtë aksident me pasoja të rënda për demokracinë dhe zhvillimin, me pasoja të rënda për transparencën, llogaridhënien dhe korrupsionin si plaga më e rëndë që sot përjeton Shqipëria. Natyrisht e kam shprehur dhe s’kam pse ta fsheh, preferanca ime është për një mazhoritar me apo dhe pa korrektim proporcional. Por megjithatë duke pasur parasysh që çdo ndryshim ka nevojë të marrë parasysh edhe trajektoren e deritanishme por edhe domosdoshmërinë e konsensusit politik me aktorët hartues me votë të kualifikuar të ndryshimeve qoftë në kodin zgjedhor aq më shumë nëse janë të nevojshme në Kushtetutën e Shqipërisë, propozimi i Partisë Demokratike tashmë i depozituar për vendimmarrje në Komisionin e Reformës Zgjedhore, është ai për hapjen e vërtetë dhe të plotë të listave në një system proporcional kombëtar.
Një sistem të ngjashëm nme atë që vepron sot në Kosovë, që mundëson së pari barazinë e votës, ku mos të kemi më shtrembërime të tilla të sistemit ku një deputet zgjidhet në Vlorë me 8500 vota, por në Kukës me 13500 vota. Pra ku vota e qytetarëit shqiptar të peshojë njësoj në çdo cep të Shqipërisë. Dhe së dyti edhe jashtë Shqipërisë duke mundësuar pra në këtë mënyrë që vota e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në emigracion po kështu të ketë peshë të plotë në vendimmarrjet politike të rëndësishme siç është konfigurimi I Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë. Votë e diasporës e papenguar, e pamanipuluar dhe me peshë të plotë për të gjithë zonën elektorale, pra për të gjithë vendin. Natyrisht jemi të vetëdijshëm hapja totale e listave në kontekstin aktual sjell problematika të mprehta të cilat nuk mund të na lënë indiferent. Nëse gara elektorale shndërohet në një garë se kush ka për të paguar më shumë para për vota dhe kush arrin të mobilizojë më shumë muskuj kriminal për të kërcënuar votuesin, atëherë listat e hapura shndërohen thjesht dhe vetëm në një instrument për devijimin e vullnetit të votuesve dhe për fuqizimin e të korruptuarve dhe të inkriminuarve. Për të parandaluar këtë, suikundër për të trajtuar problemet tashmë të trashëguara të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë ligjin për vettingun e politikanëve.
Ne propozojmë as më pak as më shumë sesa rikonceptimin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe të Konfliktit të Interesit, me një autoritet për luftën kundër korrupsionit, me një dejtim kolegjial prej 5 anëtarësh të zgjedhur me një shumicë të kualifikuar 3/5, të pajisur me staf profesionist dhe kompetenca të plota ligjore, për të kaluar në lupën e kontrollit të hollësishëm më parimin ndiq paranë të 250 politikanëve kryesorë në vend vit pas viti. Jo sa herë ju bie llotaria që të kontrollohen, por vit për vit kontrolli pasurisë personale, pasurisë së familjarëve të tyre dhe shpeshherë edhe të rrethit shoqëror, ku ne e dimë siç na ka treguar problematika e deritanishme fshihen nën emra të ndryshëm pasuritë e paligjshme të politikanëve të korruptuar. Propozimi po kështu parashikon ngritjen e një seksioni të posaçëm brenda autoritetit për luftën kundër korrupsionit. Një seksion i posaçëm i cili në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, me Shërbimet e Inteligjencës aleatë në NATO, me drejtoritë përkatëse shtetërore, të arrij të verifikojë nëse deklarata e detyrueshme e çdo politikani të lartë në fillim të vitit që nuk ka kontakte të papërshtatshme me botën e krimit, është e vërtetë apo e reme.
Deklaratë me fuqi skualifikuese nëse vërtetohet që është e reme dhe nëse politikani në fjalë mban kontakte të papërshtatshme, pra kontakte të vazhdueshme me interes të krimit të organizuar apo me interest ë bashkëpunimit midis Krimit të Organizuar dhe interesave politike që ai përfaëson. Propozimi për ligjin për vettingun e politikanëve, është tashmë publik, është tashmë I publikuar në faqen e Kuvendit, akoma nuk e dimë se kur dhe si do të nis diskutimi i këtij projektligji. Por ne kërkojmë ndihmën e çdokujt që është i interesuar, e çdokujt që mendon si ne që ka ardhur koha të hedhim një tjetër hap domethënës në luftën kundër korrupsionit që të mbështesë me zë të lartë hapjen e këtij debati publik dhe të mos lejojë mbivendosjen me akte teatrale apo zhurme në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, vetting i politikanëve dhe të tjera lehtësi të cilat do të adresojnë problemet e trashëguara të votimit dhe të numërimit të votive, siç është votimi elektronik dhe numërimi elektronik, janë propozimet kryesore që Partia Demokratike, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore zoti Alibeaj ka depozituar në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe të cilat i bashkëngjiten një numri të madh propozimesh të tjera që ekspertët tanë dhe përfaësuesit tanë në Komisionin e Reformës Zgjedhore kanë depozituar aty prej një viti e gjysmë.
Kjo për të davaritur legjendën e reme se nuk është bërë asnjë punë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Jo, një pjesë e ka bërë punën e saj. Partia Demokratike i ka dorëzuar propozimet e saj. Është partia socialiste dhe përfaqësuesit e saj ata të cilët në neglizhencë të plotë të detyrës që kanë në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe me agjendë të qartë politike deri më tani për të shmangur dhe vonuar reformën zgjedhore nuk i jaën përgjigjur këtyre propozimeve në mënyrë racionale dhe të arsyeshme. Dhe kjo është edhe një thirrje për t’i dhënë fund këtij bojkoti të heshtur të procesit të Reformës Zgjedhore. Për t’u fshahur pas alibive që krijohen dhe rikrijohen në sintoni të plotë me aktorë të tjerë për të mos nisur nga puna Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe për t’iu dhënë shqiptarëve në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse një process gjithëpërfshirës i cili të vendos interest e qytetarit dhe votuesit shqiptar të parat dhe jo interest e një grushti politikanësh. Për këtë qëndrojmë ne, për këtë qëndron Partia Demokratike. Jemi të vetëdijshëm që Shqipëria është e ngarkuar me halle të rënda dhe që vëmendja për procese siç është procesi i reformës zgjedhore është e pakët.
Por e dimë po kështu që as korrupsioni nuk luftohet dot, as varfëria, vështirësitë ekonomike, shqetësimet e qytetarëvem shëndetësia, arsimi, emigracioni i rinisë, siguria për të nesërmen për shqiptarët dhe fëmijët e tyre, siguria publike nuk do të ndreqen në qoftë se nuk ndreqim burimin e problematikave dhe shqetësimeve të qytetarëve që është një sistem zgjedhor që prodhon vendimmarrje për një grusht njerëzish dhe jo për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Prandaj jemi të vendosur, Ndërkohë po afron dhe afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për të adoptuar legjislacionin për të mundësuar votën e e diasporës që ta shtymë përpara këtë proces.
Dhe takimi i sotëm na jep mundësinë, një të shpjegojmë shkurtimisht propozimet tona dhe dy të dëgjojmë propozimet, komentet dhe kontributet e aktorëve jo politik, por që ka një kohë të gjatë që investojnë në demokracinë shqiptare dhe në çështje të rëndësishme për votuesin shqiptar siç janë zgjedhjet e lira, siç është barazia e votës, siç janë proceset e pakontestueshme elektorale përfaqësuar sot nga shumë prej jush dhe shpresoj në takimin e ardhshëm edhe nga aktor të tjerë politik të cilët kanë apo ndajnë të njëjtat synime si Partia Demokratike.