PD Vlorë reagon ndaj kreut të Bashkisë: Ka shpërdorur fondet në këtë situatë kritike që po kalon qyteti

Partia Demokratike dega Vlorë ka reaguar me një deklaratë në lidhje me situatën pandemike dhe masat që janë marrë në këtë qytet nga kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

PD Vlorë akuzon kreun e bashkisë për braktisje të detyrës në këtë situate kritike që po kalon qyteti duke thënë se kaq qenë i papërgjegjshëm si dhe i ka shpërdoruar fondet në shpenzime luksi në vend që të ndihmonte të varfërit.

Deklarata e plotë

“Partia Demokratike e Vlorës denoncon papërgjegjshmërinë e shfaqur nga Kryetari i Bashkisë së Vlorës përsa i përket menaxhimit të krizës së krijuar në qytet nga pasojat e COVID 19. Në kushtet e një izolimi total, në vend që të angazhohej me menaxhimin e krizës që po përjetojnë qindra e qindra familje në Bashkinë Vlorë, Kryetari i Bashkisë ka treguar Paaftësi dhe Moskompetencë në kryerjen e detyrës.

Partia Demokratike denoncon publikisht braktisjen e detyrës nga Kryetari i Bashkisë, si në përballimin e problematikave të qytetit ashtu edhe në menaxhimin e zgjidhjes së nevojave për ndihmë në ushqime të qindra familjeve.

Në vend që Fondet e Bashkisë dhe të donatorëve të ndryshëm të shkojnë në ndihmë të familjeve që vuajnë për bukën e gojës, Kryetari i Bashkisë po i përdor ato për të paguar koncerte, “vepra arti” dhe ata që i shkojnë nga mbrapa. Pas fasadës, imazhit të rremë që po përpiqet të krijojë “imazheristi”, është një Vlorë e zhytur në skamje e mjerim!

Partia Demokratike e Vlorës ju bën Thirrje Qytetare të gjithë Qytetarëve, Bizneseve dhe Grupeve të Ndryshme të Interesit, që të ushtrojnë presionin e nevojshëm për ndryshimin e situatës dhe të denoncojnë çdo papërgjegjshmëri të Hallit më të madh që i ka rënë Qytetit me këtë “Njeri”!

Artikulli paraprakRama i shtrirë në karrige, Nard Ndoka thirrje qytetarëve të kenë kujdes: Ka probleme urinare dhe po kalon…
Artikulli tjetër“Lotët e saj s’më hiqen nga mendja”, mjeku tregon takimin me familjen e pacientit zero, çfarë i bëri përshtypje