PD zbardh skemën e Ramës për mbushjen e kutive, padi Denar Bibës dhe çdo komisioneri të përfshirë

• Denar Biba me 3 persona në KQZ janë përgjegjës direkt për zbatimin e skemës piramidale të manipulimit të numrit të votuesve më 30 Qershor.

• Rreth 280 mijë fletë votimi u hodhën në kuti për zbatimin e skemës. Edi Rama urdhëroi skemën, Denar biba, KZAZ dhe QV e zbatuan.

• PD, kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral dhe për shpërndorim detyre duke nisur nga Denar Biba dhe tek çdo komisioner tjetër i përfshirë.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zbardhur skemën piramidale të ngritur nga Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Bardhi theksoi se pD do te beje kallezim penal per kete krim masiv duke filluar nga denar Biba e cilindo qe ka marre pjese en dhunimin e Kushtetutes.

Bardhi tha: “Që prej datës 30 qershor, Edi Rama është zbuluar si kryeministri i vetëm në Evropë që ka manipluar edhe zgjedhjet e veta me një anëtar. PD disponon të dhëna të plota se si ka funksionuar skema e manipulimit të pjesëmarrësve në zgjedhje. Një piramidë që nis me zyrën e Edi ramës, shtrihet në KQZ e Denard Bibës me tre anëtarë që kanë drejtuar operacionin e rëndë të manipulimit të votave, deklarimin e pjesëmarrjes së rreme.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Që prej 30 Qershorit, Edi Rama është zbuluar para shqiptarëve si Kryeministri i vetëm në Europë që ka manipuluar edhe votimet e veta antikushteteise me 1 kandidat.

Ai ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8% apo me rreth 280 mijë votues, duke përdorur Komisionin Qendror të Vjedhjeve, specifikisht, nënkryetarin kamikaz të këtij insitucioni, Denar Biba.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota sesi ka funksionuar skema e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve në votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit.

Ajo ka funksionuar si një piramidë manipulimi, që nis me zyrën e Edi Ramës, vazhdon në zyrën e Denar Bibës, shtrihet tek drejtuesit e KZAZ-ve dhe përfundon tek komisionerët e qendrave të votimit në zonat ku nevojitej fallsifikimi.

Në Komisionin Qendror të Vjedhjeve Denar Biba, në bashkëpunim me 3 punonjës të administratës, kanë drejtuar operacionin e rëndë kriminal të fallsifikimit dhe manipulimit të votimeve.

Pasi merrte urdhrat nga shtabi politik i Edi Ramës për të deklaruar pjesëmarrje të rremë në favor të interesit politik të Partisë Socialiste, Denar Biba dhe tre bashkëpunëtorët e tij në krim, kërkonin nga kryetarët e KZAZ-ve rezultatin që duhej. Ata e siguron këtë nëpërmjet komisionerëve të qendrave të votimit, ku janë mbushur rreth 280 mijë fletë votimi për të plotësuar kuotat e përcaktuara nga Edi Rama dhe shtabi i tij i manipulimit te votimeve antikushtuese.

Kësaj skemë piramidale manipulimi dhe fallsifikimi i ka shërbyer edhe mekanizimi që ka denoncuar prej datës 30 qershor edhe Partia Demokratike. Për të mbuluar këtë krim dhe për të mos lënë gjurmë, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën tradicionale të këtij institucioni.

• Nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrjes në sistemin online të të dhënave për të mos lënë gjurmë.

• Nuk publikoi asnjë tabelë me rezultatet e votimit për cdo qëndër votimi.

Votimet me 1 kandidat dhe të paligjshme kanë përfunduar prej 4 ditësh, por Denar Biba me grupin e tij të krimit, si asnjëherë më parë, nuk kanë publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki. Kjo është e paprecdentë.

Ky manipulim flagrant i shërben vetëm propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen e tij totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi.

Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!

Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral dhe për shpërndorim detyre duke nisur nga Denar Biba dhe duke përfunduar tek çdo kriminel tjetër pjesë e administratës së Komisionit që ka marrë pjesë në dhunimin e rëndë të ligjit, kushtetutës dhe demokracisë.

Exit mobile version