PDSH-ja e vendosur për finalizimin e kauzave të saj!

Nga Azgan Haklaj

Votë e barabartë, demokraci funksionale, shtet i së drejtës!

Shqipëria po përjeton ditë të veshtira të pamerituara në planin social ekonomik kombetar dhe atë ndërkombëtar.
Ish kryefunksionarë të shtetit të penalizuar masivisht nga drejtësia për hajni e të skeduar non grata nga ajka e shteteve të botës demokratike, një kryeministër me gjysmën e qeverisjes qëndrore e vendore në qelitë e burgut dhe i akuzuar botërisht me fakte nga raportet e DASH-it, Amnesty International dhe mediat investigative me reputative te kontinentit.
Kjo është tabloja e dhimbeshme e vërtetë e vendit.
Kjo situatë jo vetëm nuk u prodhua për një ditë, por është një projekt malinj i establishmentit të vjetër politik Berisha-Rama-Meta të pagëzuar me të drejtë nga lideri i PD-së Lulzim Basha si Trekëndëshi i Bermudës.
Mes puthjesh e kafshimesh siç ndodh rendom në stanet e bishave e shpellat e piratëve në tre dekada ata u bënë autorë individualë e familjarë të vjedhjes dhe abuzimit, të mosndëshkuesjmërisë dhe kapjes së drejtësisë.
Ata së bashku inskenuan konsipracionin ndërkombëtar kundër Partisë Demokratike Lulzim Bashës të deshmuar e dënuar tashmë nga gjykatat amerikane si në
rastin e McGonigal, për ti trukuar e vjedhur zgjedhjet dhe per ti rrembyer si në një grusht shteti karriken e kryeministrit.
Skenari vijoi me fenomenin “Foltore” për të ndarë partinë dhe linçuar liderin e saj.
Fijet mafioze të regjisë shkuan deri në marrëzinë e një sulmi të kordinuar e të
dhunshëm duke rrezikuar deri jetën e demokratëve e deputeteve të tyre në shtëpinë e tyre legjitime, Seline e Partise Demokratike.
Sebepi u gjet një letër bakalli pa asnjë argument ligjor përveçse përmbajtjes plepiste të zhukrave të
familjes të cilët drejtësia e re i flaku si hajdutë dhe jo profesionistë.
Skema e çoroditur diverisioniste që do shoqëronte ujdinë e pregatitur në zyrat e Edi Ramës do vijonte për muaj të tërë duke pamundëduar pjesmarrjen dhe zerin e deputetëve të PD- së në Parlamentin e Shqipërisë ndërkohë që dora e lirë e qeverisë të kalonte në klandestinitet ligje mafioze që kanë të bëjnë me fatin e qytetarëve shqiptarë.
E fill pas kësaj duke parë që PD-ja po riorganizohej në të
gjithë vendin dhe po rifaktorizohej ndërkombëtarisht ja hoqën petën e maskimit lakrorit të
ujdisë së ustallarëve Rama-Berisha duke sajuar me mercenarë shkallmimin e komisionit zgjedhor.
Pseudokomisionet parlamentare nuk janë asgjë tjetër veçse fasada e një farse diskretituese që
shkallmon parlamentarizmin dhe i zgjeron udhën e mbijetesës regjimit narko-oligarkik të
Rilindjes.
Në këto kushte Partia Demokratike krahas reflektimit të thellë po mbyll procesin e riorganizimit struktural dhe po energjizohet moralisht për tu përballur elektoralisht për fitore në
zgjedhjet e ardhshme.
Asnjë forcë tjetër nuk ka sot as moralin dhe fuqinë ta bëjë këtë.
Një koalicion i gjerë kombëtar “Harku Euroatlantik” po përvijohet me synime të
kthjellta parimore e programore dhe m vizion të
palëkundur euroatlantik. Lideri i PD-së Lulzim Basha jo vetëm verbalisht por me ekspertizë të saktë ka leshuar për diskutim të gjërë mbarëshqiptar kauzat dhe synimet për qeverisjen e ardhshme që do rikthejë shpresën.
Demokratët nuk do tërhiqen nga kthimi i ligjshmerisë e kushtetutshmërisë në zgjedhje, sikundër do vijojnë përkrahjen dhe inkurajimin ndaj SPAK-ut dhe organeve të drejtësisë të re jo me fjalë por me amandamente parlamentare që sigurojnë pavarësinë e tyre.
Klithmat histerike të
Sali Berishës e Ilir Metës kundër prokurorëve e gjyqtarëve kurajozë që të
mbështetur masivisht nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët, shoqëruar me tendencat mafioze të nëndheshme të Edi Ramës ndaj tyre vetëm sa kanë skanuar portretin e vërtetë dhe qëllimin final të Trekëndëshit të Bermudës.
Ata tashm
janë të
përkohshëm e në agoni.
Mbijetesa e tyre politike e pandëshkueshmëria po merr fund.
Një fund i frikshëm për ta por që ju ka kushtuar shumë shqiptarëve në
mbi tre dekada.
Partia Demokratike e lideri i saj Lulzim Basha duke ruajtur etikën njerëzore e politike por me ekzigjencë
e vendosmëri të pakompromis me të keqen kombëtare po demonstrojnë se janë shprese unike për ardhmerinë e vendit.
Domokratët kurrë nuk harrojnë se përpara qenies institucion partiakë janë misionarë të lirisë , demokracisë e europianizmit.
Ky është thelbi i ekzistencës tonë.

Exit mobile version