PE miraton liberalizimin e vizave me Gjeorgjinë

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë dërrmuese liberalizimin e vizave për Gjeorgjinë, duke u hapur rrugën qytetarëve të këtij vendi të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.
Deputetët evropianë mbështetën masën me 533 vota pro, 66 kundër dhe 28 abstenime.
Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, në ditët në vijim, duhet të votojnë edhe një mekanizëm që lejon pezullimin e regjimit pa viza në rrethana të caktuara.
Gjeorgjianët pritet të udhëtojnë pa viza nga fundi i marsit ose fillimi i prillit, thonë diplomatët.
Gjeorgjia është përballur me përpjekje të vazhdueshme të Rusisë për të rritur ndikimin e saj, prejse dy republikat ish-sovjetike kanë zhvilluar një luftë pesëditëshe në vitin 2008.

Artikulli paraprakBarça një hap larg finales
Artikulli tjetërThaçi e Mustafa reagojnë kundër Serbisë