Pedagogët i bashkohen protestës së studentëve, u vihet kyçi fakulteteve!

Pedagogët e Fakultetit Histori – Filologji në Tiranë janë duke mbështetur protestën e studentëve të. Pedagogu Mark Marku tha se, pedagogët e Universitetit Filologjik, që janë hedhur sot në protestë, u kanë bërë thirrje asambleve të pedagogëve në fakultetet e tjera që të mblidhen dhe të diskutojnë për të dalë bashkarisht në një vendim se si duhet ta përmirësojnë ligjin e Arsimit të Lartë.
Ndërsa pedagogu Agron Gjekmarkaj tha se, Asambleja u mblodh ditën e premte, jo thjesht për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë, por për ta përmirësuar atë. “Ne e kemi kuptuar se ligji e kishte futur në një kakofoni, universitetin publik në Shqipëri.
I bëjmë thirrje qeverisë që të mos harxhojë kohë me retorikë e propagandë, por të plotësojë kërkesat e studentëve. Ne jemi solidarë me studentët në këtë çështje. Na shqetëson mosplotësimi i kërkesave, sepse i shohim studentët jashtë auditoreve.
Përsa i përket vendimeve që qeveria po i nxjerr si ‘simite të ngrohta’, vërejmë se një pjesë e konsiderueshme e tyre cenojnë rëndë autonominë e universiteteve dhe ndoshta në një kohë, universiteti do t’i drejtohet Gjykatës administrative, pasi nuk lejojmë që universiteti të merret në patronazh nga ministrat e Ramës si bëri në shoë-n e radhës të Turbina.
Ligji i Arsimit na shqetëson shumë sepse ka futur në kundërvënië të gjitha strukturat, duke mos pasur marrëdhënie, kombim në strukturat që kontrollojnë njera-tjetrën. Rasti i fundit është ai i administratorit të universitetit, eksponent i PS, që i bëri thirrje Policisë të vijë për protestën. Kjo nuk ka bërë vaki as në protestat e studentëve në ’90”.

auto Screenshot 91548060285

Exit mobile version