Pedagogët: Komiteti Teknik nuk u konsultua fare me universitetet, hodhi poshtë 3-4 muaj punë…

Pedagogët në universitete janë shprehur se qeveria nuk është konsultuar aspak me ta lidhur mbi mbylljen e auditorëve dhe kalimin e leksioneve online.

Ata shprehen se Komiteti Teknik i Ekspertëve hodhi poshtë 3-4 muaj punë të pedagogëve.

Po kështu sipas tyre universitetet akoma nuk kanë përshtatur oraret dhe kurrikulat për mësimin online.

‘Moshapja pritej sepse konviktet e Bashkisë janë pa asnjë kusht higjene.

Një pjesë e studentëve nga Durrësi dhe Kruja jetojnë në çadra, pa asnjë mundësi pjesëmarrjeje në mësim online.

Telemedicina mund të shërbente edhe si platformë praktike për studentët e mjekësisë.

Elita e universiteteve tona është kthyer në Shqipëri në sajë të programit brain gain të zbatuar deri në 2013.’

Ndërkohë që në takimin me ta, kryetari I Partisë Demokratike u shpreh se:

‘Një nga hapat e parë të qeverisjes tonë do të jetë anullimi dhe zëvëndësimi i ligjit aktual për arsimin e lartë me një ligj të ri bashkëkohor

Bashkë me anullimin e ligjit dhe zëvendësimin e tij me një ligj modern, do të akordojmë mjete të mjaftueshme financiare.

Brenda 2 viteve të para, Shqipëria do të jetë në një nivel me rajonin, që na ka lënë pas.’

Artikulli paraprakPedagogët me Bashën: Qeveria nuk na dha asnjë ndihmë as financiare as logjistike për zhvillimin e mësimit online
Artikulli tjetër9 humbje jete dhe 321 raste të reja me Covid-19, qytetet me më shumë të infektuar