Pedagogët krijojnë sindikatën e tyre për t’u mbrojtur!

Janë zbardhur konkluzionet e mbledhjes së asambleve të pedagogëve. Eshtë mësuar nga burime të takimit së do të themelohet një sindikatë për të mbrojtur pedagogët.
“Të themelohet sindikatë për të mbrojtur pedagogët. Deri në një reagim të përgjegjshëm të ministrisë dhe Rames i drejtohemi asambleve të fakulteteve të analizojnë situatën. Urojmë që asambletë të ndjekin shembullin e disa fakulteteve. Deri tani kemi 4 vendime të asambleve ku thonë se ligji i arsimit të lartë të rrezohet”, janë disa nga qëndrimet e mbajtura sot gjatë Asamblesë.
Kujtojmë që pedagogët kanë bojkotuar mësimin prej ditësh tashmë, ku nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre kundër Ligjit të Arsimit të Lartë.
Ata kanë mbështetur edhe studentët në kërkësat e tyre.
6 pikat për të cilat kanë rënë dakort pedagogët pjesmarrës në Asamble:
Ju kërkojmë asmablevetë tjera që të analizojnë situatën
U kërkojmë të gjitha autoriteteve të mbajnë një qëndrim
Ftojmë trupën akademike të Universitetit të Tiranës drejt angazhimit sindikalist
Krijimi i një grupi pune për hartimin e një ligji
Rikonfirmojmë mbështetjen për kërkesat e studentëve.
Kërkojmë debat në Komisionin e Medias

auto Pedagoget 3

Exit mobile version