Pedagogët me Bashën: Qeveria nuk na dha asnjë ndihmë as financiare as logjistike për zhvillimin e mësimit online

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me pedagogët, në lidhje me me situatën ku qeveria ka futur universitetet pas urdhrit për të nisur mësimin online.

Gjatë bisedës, pedagogët janë ankuar se qeveria nuk ka bërë asnjë investim, asnjë ndihmë financiare apo logjistike për zhvillimin e mësimit online.

‘Teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve e pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online.

Mirëpres propozimet tuaja për të përballuar këtë kalim të beftë tek mësimi online’, është shprehur Basha.

Nga ana tjetër, pedagogët janë shprehur se, ‘vendimmarrja e befasishme nuk u parapri me përgatitjet minimale për mësimdhënien online. Përvoja e semestrit të fundit, rezultate minimale’, thanë ata.

‘Teknologjia që përdorim në mësimdhënien online e siguruar nga vetë pedagogët, jo e duhura.

Qeveria nuk na dha asnjë ndihmë as financiare as logjistike për zhvillimin e mësimit online’, kanë theksuar pedagogët gjatë takimit.

1 3

3 2

Artikulli paraprak“S’ka gjë më të dhimbshme se sa të mos i urosh ditëlindjen”, Basha tregon historinë me të atin
Artikulli tjetërPedagogët: Komiteti Teknik nuk u konsultua fare me universitetet, hodhi poshtë 3-4 muaj punë…