Pedagogia thirrje studentëve në protestë: O sot, o kurrë! Jam kërcënuar nga Edi Rama!…

Studentët kanë vijuar edhe sot që të protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë që mësimi të zhvillohet në auditore si dhe përgjysmimin e tarifave.

“Duam që seminaret të zhvillohen në auditore, leksionet ti bëjmë online. Presim të dalim nesër në jetë, po diplomohemi në shtëpi. Baret dhe restorantet janë hapur, univerisitetet janë mbyllur, kjo është absurde. Të shkojmë në lokale të bëjmë mësim meqë ato janë hapur. Autonomia e universitetetve është shkelur”, tha njëri prej tyre.

”Jam kërcënuar personalisht nga Edi Rama dhe sot jam këtu, o sot o kurrë”, shprehet pedagogia e cila iu është bashkuar protestës së studentëve.

Nën thirrjet “Nuk dorëzohemi” studentët refuzojnë mësimin online dhe kërkojnë minimalisht rikthimin në audtore për praktikat studentore dhe seminarët.

Për sa i përket leksioneve studentët lënë të hapur mundësinë për të bërë mësim online, por paraqesin alternativën për zhvillimin e tyre në auditore me numër të vogël studentësh.

Ndërkohë që rreth institucionit i Ministrisë së Arsimit ka pasur një shtim në numër të efektivëve policor në mbikqyrjen e protestës.

Ditën e djeshme një përfaqësi e studentëve kanë hyrë në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku kanë dorëzuar një listë me kërkesa, ku kryesorja mbetet ajo e marrjes së mësimit të alternuar, online dhe fizikisht.

Kërkesat e depozituara me shkrim nga ana e studentëve:

Mësimi i alternuar mes online dhe auditoreve, leksionet online, seminaret në auditore.

Rimbursimi i pagesës së konvikteve dhe qerave. Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët.

Mundësim i paisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online.

Artikulli paraprakSkandali/Shefi i sigurimit të burgut në kampin famëkeq të Qafë Barit, sot Komisar policie
Artikulli tjetërSeriali i vetvrasjeve dhe strategjia e terrorit dhe panikut e Edvin Kristaq Xhahilit