Kryeministri Edi Rama ka qenë sonte përballë një paneli gazetarësh e analistësh, ku temë e debatit ka qenë protesta dhe kërkesat e studentëve.
“Studentët nuk negociojnë me ju se jeni mashtrues”, ju drejtua që në fillim të ndërhyrjes së tij, analisti dhe pedagogu Mark Marku.
Kjo irritoi kryeministrin Edi Rama, i cili pas minutash monologu, brenda skemës së tij, për të mos lënë të vazhdonte më tej pedagogun, bënte zhurmuesin, duke deklaruar, në mënyrë të përsëritur, “,os më thuaj mua mashtrues…”.
Debati
Mark Marku: Studentët nuk negociojnë me ju se jeni mashtrues!
Edi Rama: Mos më thuaj mua mashtrues.
Mark Marku: Po të them, ti dhe qeveria ime jeni mashtrues. Keni hequr fondet e pagave për petagogët, keni 9 muaj pa na kaluar pagat. Keni deklaruar sedo e bëni buxhetin e arsimit 5 për qind, Karta jeshile e studentit, e premtuar, nuk përmendet më.
Rama humb toruan, nuk di ç’flet para gazetarëve
Kryeministeri Rama po përballet mbrëmjen e sotme me një panel gazetarësh e panelistësh, ndërsa studentët vijojnë protestën e tyre maratonë, për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
Ndonëse një grup studentësh vijon prej ditësh ta gëdhijë në shesh para Kryeministrisë, sërish për kreun e qeverisë kjo nuk ka rëndësi, ndërsa shprehet krenar për atë që sipas tij është arritur gjatë qeverisjes së tij.
“Ata që janë para Kryeministrisë te zjarri, mund të rrinë atje 10 vjet. Në cilen familje, në cilën shpi, u thuhet prindërve unë kam këto kërkesa dhe do mi plotësosh, nuk diskutoj. Në cilën qeveri një qeveri i thotë dikujt hajde bisedojmë e ata ngulin këmbë, nuk negocioj dhe pikë”, tha Rama.
Më tej ai u shpreh: “Ju mund të thoni ça të doni, por unë jam krenar që për herë të parë qoftë një djalë ministri, qoftë një djalë bariu, merr atë që meriton. Nuk mund të shkosh në universitet sot pse je djalë ministri”.
Ndërkohë që gazetarët i thanë se, kjo është arritur që gjatë qeverisjes “Berisha”, ai u shpreh:
“Unë ju u kam lënë Zotin dhe popullin shqiptar. Populli shqitar u rregullon juve. Si mund të thuhet se në kohën e Saliut futeshin në universitet sipas meritës?”
Më tej ai e ka humbur sërish fillin ku u “përplas” edhe me gazetarin Blendi Fevziu, i cili i kërkoi që të lejonte panelistët të bënin pyetje e të mos i intimidonte.
Rama: Mos më ndërprit fjalinë. Më lë ta çoj një fjali 30 sekonda deri në fund. Si ka mundësinë o Fevzi që ndërpret.
Fevziu: Ore vazhdo, nuk po të ndërpret njeri, mos më shih gishtat.