Nga Ervin Goci
Degjoja mbreme te studio e Beti Njuma ne Ora News kaloresit e opozites me trokth te papermbajtur, qe as fjalen nuk ua linin te treteve duke i intimiduar se pse ata nuk dilnin ne protesten e thirrur perpara Bashkise. Ne fakt skip i kam bere dhe vete dhe besoj se ka nevoje te jepen disa arsye:
Me se pari protesta ne vetvete eshte e drejte dhe duhet vazhduar, por eshte nje proteste e drejtuar nga drejtuesit me te larte te partive dhe nga familjare te atyre qe kane hesape me drejtesine. Nese kjo proteste do thirrej nga keshilltaret apo nga komunitete te goditura drejtperdrejte prej shpures kriminale brenda Bashkise, do shkoja me nje kembe.
E dyta, protesta e ka aksion pak te miksuar, ti nuk mund t’u kerkosh njerezve qe protesten e fillojme te Bashkia dhe pastaj e perfundojme tek shtepia e Berishes.
E treta, megjithese une mendoj qe protesta ka efekt dhe sigurisht qe ia ka tundur mire pozitat kolegut te prokuroreve Erion Veliaj, per shkak se eshte thellesisht partiake, e ka fuqine goditese jo aq sa per ta shkulur Veliajn nga Bashkia. Veliaj do iki qe andej, por jo per shkak te protestes. Ka arsye te tjera, qe sigurisht ne opinionin publik nuk do te dalin sepse prishin narrativen.
E katerta dhe ne vijim te asaj qe them me lart, mesazhi dhe pozicioni i protestuesve eshte ne nje kontradikte te thelle. Brenda retorikes se tyre gjeni lutje per te arrestuar Veliajn dhe diskretitim politik ndaj te njejtit institucion. Kjo mungese kohezioni ne pozicion, mua per vete me thote se protesta eshte konjukturale, ka nje shenjester dhe eshte shume e orientuar ne hapesire dhe ne kohe. Pra nuk eshte teresore, do guxoja te thoja qe nuk eshte politike, ne kuptimin qe suksesi i saj jo medoemos do jete nje zgjidhje perfundimtare per te miren publike.
E pesta dhe shume e rendesishme, mos te harrojme qe duke u perqendruar energjite vetem te Bashkia dhe tek Veliaj, pjesa tjeter e pronareve te Veliajt po bejne qejf dhe vazhdojne vjedhin “as usual”, pa u shqetesuar fare. Pra sistemi i grabitjes dhe i tjetersimit te pasurive publike ecen me rendiment te mire dhe pa u tutur. Sigurisht per kete nuk fajesoj protestuesit, por kjo ka te beje me rrezen e aksionit politik.
E gjashta, qe dikush te vije ne proteste nga forcat tjera do duhej dhe te gjente ndonje mbeshtetje per kauzat e tyre pertej Bashkise. Psh partia demokratike ka nje qasje fare konservative per sistemin zgjedhor, pra u thote hajdeni burra per numra, dhe interesin tuaj do t’jua shkelin sapo te na jepet mundesia.
E shtata, marreveshja per aministine dhe ndonje episod lidhjesh interesash qe ka perfshire drejtuesit e opozites, e mban besueshmerine e tyre ne publik shume te ulet, dhe ata jane shume larg mundesise qe ne t’i marrim seriozisht
E teta, ne krye te protestes gjeni karikatura qe mua dhe shume aktiviste te tjere na kane quajtur si bashkepunetore te Veliajt. Une e di se pse e kane bere. Ata kane menduar se ne jemi kaq pa dinjitet dhe nevojtare sa do te shkojme dhe do t’u perulemi protagonizmit te semure te tyre, por ata duhet ta dine mire dhe ta regjistrojne, qe ne kete jete me mua dhe me te tjere qe u keni rene ne qafe fare me pa te drejte, nuk puqeni me. Une nuk dal ne krah me karikatura qe kane nderruar nja 10 parti, qe peshtyjne helm nga mengjesi ne darke dhe qe kane tradhetuar kauzen e Teatrit per shkak te partise. Ky eshte kufiri, nese nuk e keni kuptuar akoma.
Mbeshtes aktivistet e angazhuar qe u eshte bere dem ç’njerezor direkt nga Erion Veliaj dhe shpura, perkrah aksionin e keshilltareve, pavaresisht perkatesise, distancohem nga ata qe paradite dalin ne proteste dhe pasdite jane ne nje tryeze me Ramen per te gjetur kompromise jotransparente dhe per te shkaterruar te drejten per te zgjedhur dhe per t’u zgjedhur ne Shqiperi.
Njerezit e ndershem te opozites nuk e kuptojne qe nje pjese te energjive te tyre do duhet t’i perdorin dhe per te sheruar subjektin ne te cilin kane zgjedhur te ndertojne te ardhmen e tyre politike, perndryshe do ta kene si gjyle gjithe jeten mbi krye, dhe do ta falimentojne subjektin e tyre dhe duke patur ne cv nje arritje spektakolare si psh, shkarkimi i Veliaj.