Pëllumb Gjoka kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’, Kushtetuesja merr vendimin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’.

 

Deskriptimi i bisedave nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vënia në dispozicion të pjesës për Shqipërinë, ka çuar në arrestimin e dhjetëra personave, ndërsa SPAK ka ngritur akuza ndaj tyre.

Përveç kësaj, bisedat kanë hedhur dritë mbi implikime në ngjarje kriminale të personave të ndryshëm, por kanë zbardhur gjithashtu edhe lidhjet mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve.

Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO.

Gjoka kërkoi nga Kushtetuesja pavlefshmërinë e komunikimeve “Sky ECC”.

Artikulli paraprakSekuestrimi i mbi 1 mln euro drogë/ SPAK dërgon për gjykim dosjen për dy bosët që “dirigjonin” grupin kriminal në Francë nga Shqipëria dhe ndihmësin e tyre
Artikulli tjetërDo të ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien globale, pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025