Pëllumb Seferi: Çdo premtim është një detyrim. Ju votoni, ne bëjmë atë që themi!

Kandidati për deputet në Tiranë nga Koalicioni Euroatlantik, Pëllumb Seferi, ka shpërndarë mesazhin e tij të parë drejtuar qytetarëve, duke theksuar përgjegjësinë që sjell çdo votë dhe rëndësinë e mbajtjes së fjalës në politikë.

Çdo premtim është një detyrim ndaj çdokujt prej jush që po na mbështet dhe që më 11 Maj do votojë ekipin tonë – për një Tiranë që meriton më shumë, për një Shqipëri që meriton më shumë! Ju votoni, ne bëjmë atë që themi!” – u shpreh Seferi në një deklaratë publike.

Fushata e tij fokusohet te ndershmëria, besimi dhe përfaqësimi real i komunitetit, duke i dhënë zë qytetarëve që kërkojnë ndryshim të prekshëm dhe të qëndrueshëm.

Artikulli paraprakAltin Dumani në Shkodër, zbardhen mesazhet e drejtuesit të SPAK gjatë mbledhjes së taskforcës: Policia dhe prokuroria të jenë sa më vigjilente lidhur me krimet zgjedhore
Artikulli tjetërJoni Myshketa: Më 11 Maj, qytetarët kanë një alternativë reale, larg hijes së së shkuarës