Nga Pëllumb Seferi
Me zemër plot mirënjohje…
Zgjedhjet mbaruan, dhe ndonëse kjo garë nuk solli një mandat, ajo më dha diçka shumë më të çmuar, dashurinë, mbështetjen dhe përkrahjen tuaj të sinqertë.
Dua t’ju falënderoj të gjithëve, familjen time, që çdo ditë, me përkushtim, duke sakrifikuar gjithçka nga vetja më krijoj kushtet për të qënë i vendosur në këtë garë, ekipin tim që bashkë me mua besoi se ajo që po bënim ishte rruga e duhur, jo vetëm për ne, por edhe për Tiranën e Shqipërinë.
Gjithashtu dua të falenderoj miqtë, bashkëpunëtorët dhe çdo njeri që më dha një fjalë të mirë, një lutje, një votë, një përqafim apo një urim.
Ju më bëtë të ndihem i pasur, jo me pushtet, por me besim dhe dashuri.
Zemra ime është e mbushur me mirësi. Kam ecur me besim në Zot dhe do vazhdoj të eci, sepse Ai më ka mësuar të jem mirënjohës edhe kur rruga është e vështirë. Për mua, çdo mbështetje që mora është një bekim, dhe çdo përkrahës është një kujtim i çmuar.
Ky nuk është fundi. Jam këtu, më i përulur, më i vendosur dhe më i lidhur me ju se kurrë më parë.
Me dashuri dhe nderim,
Pëllumb Seferi