Në vijim të fushatës elektorale, Pëllumb Seferi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, është shprehur optimist për ndryshimin që po kërkojnë qytetarët në çdo lagje të kryeqytetit.
“Çdo lagje e Tiranës, çdo qytetar që na është bashkuar për të ndarë me ne programin tonë, na ka dhënë shtysën për të besuar se me 11 Maj të gjithë mundemi të bëjmë ndryshimin e duhur për Shqipërinë,” u shpreh Seferi, duke theksuar se forca që buron nga bashkimi i qytetarëve është ajo që mund ta kthejë vendin në rrugën e duhur.
Koalicioni Euroatlantik, sipas tij, është alternativa që garanton përfaqësim të ndershëm, transparencë dhe zhvillim europian.
Të gjithë bashkë mundemi!
Voto 4️⃣
Voto për Koalicionin Euroatlantik
Voto Pëllumb Seferin!
#VotoPellumbSeferi #KoalicioniEuroatlantik #KEA #Voto4 #NdryshimiNisTani #TiranaMeritonMëShumë