Pëllumb Seferi: T’i japim Tiranës zhvillim, dinjitet dhe siguri për pronën dhe arsimin!

Pëllumb Seferi është përfshirë në fushatën zgjedhore të 11 majit si kandiat për koalicionin eueoatlantik. si qytetari që sakrifikoi pa fund për të mos u larguar nga shqipëria, por për të kontribuar në vend, e po ashtu ti japë fëmijëve vlerat dhe krenarinë e shqiptarit, thotë se synon të përfaqësojë vlerat e tiranës.

Thotë se ka angazhimin e plotë për të mbrojtur individin nga forca e shtetit.

“Është domosdoshmëri të mbështetet shtresa e mesme. Forcimi i saj, ruan demokracinë, por dhe krijon frymën evropiane të vendit dhe një motorr i fortë zhvillimi dhe krijimi. Garantimi i mirëqenies dhe krijimi real i kësaj shtresë do të çlirojë energjitë e tyre. do të thotë se askush nuk do të ketë frikë se ekonomia do ti lëkundet brenda një jave. Por përmes mbrojtjes me ligj do tu japë mundësi të mendojnë për të ardhmen, për mirërritjen e fëmijëve. Do tu jap mundësinë të shprehin mendimin lirshëm e pa frikë e do të rrisë llogaridhënien te qeverisja.”

Një vend me arsim të dobët përballet me sfidën e brezave duke prodhuar dobësi. Për mësuesit paga është e rëndësishme por duhet të shoqërohet me nderimin e njeriut të arsimit. Konsiderimin e tij të shenjtë për të ardhmen e vendit

“Arsimi është themeli i kombit, e ardhmja e tij. dikur mësuesin e shihnin si prindin. Sot mësuesi detyrohet të vërë nota fiktive, duke ulur nivelin e nxënësve por kjo nuk i shërben askujt. Sot mësuesi nëpërkëmbet”, shton Seferi.

“Vlerë do jetë këshillimi me arsimtarët me përvojë”

Bizneset nuk duhet të jenë nën frikën e pushtetit. Përkundrazi lehtëzimi i tyre, sidomos biznesi i vogël e i mesëm, kërkon solidaritet e bashkëpunim, e jo vetëm gjoba e presion.

“Vetëm me një njeri të lirë, të mbrojtur nga presioni i pushtetit, shqipëria do shfaq vlerat e saj të mbruajtura në shekuj e që sot i kanë lënë në harresë. Ka ikur koha kur diskutohet fakti se askush nuk vdes për bukë, është koha kur shqiptarët të tregojnë se krijimet që kanë bërë në shtetet e tyre ti bëjnë në vendin e tyre, të tregojmë se jemi dhe dimë të flasim për demokracinë”

“Në parlament do të jemë jo për të mbrojtur mandatin tim, por për të mos lejuar nëpërkembjen e individit, për të qenë përfaqësues i pronarëve dhe i shtresës së mesme, për ti dhënë një shtysë lirisë, pra të jem për Tiranën po ai pëllumb sefer që njihni ndër vite”.

Artikulli paraprak“Mos i çoni me votën tuaj paratë tek të korruptuarit e 7×7=313”, Basha në Tiranë: Programi i Koalicionit Euroatlantik për familjet, pensionistët dhe sipërmarrjet bazohet tek mbështetja ndaj SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
Artikulli tjetërIsmail Ferraj: Vlora ka nevojë për përfaqësim të ri, jo për deputetë që harrojnë qytetin pas zgjedhjeve