Reshjet e dendura të shiut janë bërë shkak për përmbytje në Italinë veriperëndimore. Siç raportojnë mediat në vend, përmbytje ka pasur në Liguria, provincën Savona, ku është ende në fuqi një alert i kuq.
Përroi i Letimbro-s ka dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë dhe ndërtesa. Ndërkohë, në Rajonin e Liguria-s banorët janë këshilluar që të kenë kujdes të shtuar kurse shkollat janë mbyllur. Situata alarmuese paraqitet edhe në Piedmont.
Për shkak të shirave të dendur, autostrada A6 mes Ceva-s (Cuneo) dhe Savona-s, deri në kryqëzimin me A10, u mbyll “si një masë paraprake”. Seksioni i A26 mes Masone-s dhe Ovada u ndërpre gjithashtu për shkak të rrëshqitjeve të tokës nga shirat.