Pengmarrje në Tiranë! Krimi bën ligjin, policia e Lleshit inegzistente…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një grup personash janë përleshur me njëri-tjetrin dhe pas saj, një prej personave është marrë peng.

Kanë qenë dy persona të maskuar që kanë realizuar pengmarrjen. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mahnatan’ sipas dëshmitarëve.

Nuk ka ende informacione në lidhje me ngjarjen dhe emrat e personave të përfshirë.
Policia ka ngritur postblloqe dhe po kërkon autorët.

Pengmarrja e ndodhur në Kamëz është parë nga qytetarët që gjendeshin aty pranë. Një prej dëshmitarëve dha për “FaxNews” se, në vendin e ngjarjes ka parë gjurmë gjaku dhe një këpucë të personit të marrë peng.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe kanë qenë 4 persona të maskuar që kanë rrëmbyer një person e më pas janë larguar me një mjet tip “Fuoristradë”.

“Unë kam parë vendin e gjakosur, pranë rrugës “Manhatan”. Pashë vetëm gjurmë gjaku dhe këpucën e personit që është rrëmbyer. Nuk kam qenë në vendngjarje, e mora vesh pak më pas. Ka ndodhur nga ora 11:00. Policia u njoftua pak me vonesë. E kishin marrë me dhunë. Ishin 4 persona të maskuar”, tha dëshmitari për “FaxNews”.

Ndërkohë, Policia e Kamzës ka dhënë edhe versionin zyrtar të ngjarjes. “Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Exit mobile version