E ardhmja e Pepes është larg Real Madridit. Mbrojtësi portugez ka kontratë me Los Blancos deri në fund të sezonit, derisa bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit kanë ngecur. Sipas të përditshmes sportive madrilene, “Marca”. Pepe dhe Real Madridit pritet të ndahen pas dhjetë viteve të kaluara së bashku, përcjell “Express”. Pepe ka oferta nga Kina. Njëri prej tyre është nga ekipi i Hebei Fortune, që drejtohet nga ish-trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini. Hebei Fortune thuhet se i ka ofruar Pepes një kontratë prej 10 milionë neto në sezon, dy herë më shumë sesa merr në Real Madrid.