“Për 4 vite luftove për të mbyllur muajin, ndërsa qeveria kujdesej për shokët te 313”, Basha: Është në dorën tuaj që me votën për numrin 4, ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e drejt

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, është drejtuar me një mesazh për qytetarët shqiptarë, duke i ftuar të reflektojnë mbi katër vitet e fundit dhe të marrin në dorë fatin e tyre më 11 maj.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, Basha shprehet se varfëria, korrupsioni dhe largimi i të rinjve kanë qenë pasojë e një vendimi zgjedhor të gabuar në 2021, ndërsa tani ekziston mundësia për një kthesë.

Ai më tej thotë se më 11 maj, vota e qytetarëve vendos për të ardhmen e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Bahsa thotë se vota për Koalicionin Euroatlantik dhe numrin 4 në fletën e votimit, rikthen Shqipërinë në rrugën e drejt.

Mesazhi i plotë i Bashës:

Katër vite.

1,460 ditë.

Ti, Nuk pate asnjë ndikim mbi atë që ndodhi në Shqipëri.

I pe me sytë e tu varfërinë e korrupsionin.

Luftove i vetëm për të mbyllur muajin ndërsa shikojë një qeveri që kujdesej vetëm për veten dhe shokët e saj të korruptuar.

Për fëmijët e tu, nipër, mbesa, te aferm – duke u larguar një e nga një nga vendi

Me dhimbje në zemër nuk pate mundësi Të bësh asgje për ndalur këtë katastrofë.

Sepse një vendim që more në zgjedhjet e vitit 2021 vulosi fatin e 4 viteve.

Tani keni një tjetër shans.

11 maji është dita juaj

Një ditë me të cilën mund të ndryshoni fatin tuaj.

Është në dorën tuaj ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e drejt.

të ndërtojmë të ardhmen këtu.

të çrrënjosim korrupsionin, të luftojmë papunësinë, dhe të zhvillojmë ekonominë.

Mendoni mirë. Vota me 11 maj vendos për fatin tuaj për 4 vitet e aedhshme

Më 11 maj – voto numrin 4 Koalicionin Euroatlantik.

Shqipëri meriton më shume

 

Artikulli paraprakMarinela Ziu: “Koha për një Shqipëri të pastër nga korrupsioni – Voto Nr. 4”
Artikulli tjetërSPAK i komunikon akuzë të re Ajola Xoxës