Roland Bejko ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ku foli për vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e Partisë Socialiste, e cila iu rikthye Sali Berishës.
Bejko u shpreh se Apeli nuk kthehu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm. Më tej ai u shpreh se “Për çfarë i duhet vula? Që ta varrosi, ta marri me vete. Është si ajo puna që i mbyturi të mbyt”.
“Ka lëvizje dinamike dhe të paparashikuara. Siç ishte momenti i dhënies së logos dhe vulës. Ne prisnim që Apeli të kthente përgjigjen që prisnin të gjithë, përgjigjja që ka dhënë Apeli është një vendim që nuk thotë se cili nga Kuvendet ishte i ligjshëm, i 18 dhjetorit, i bërë nga Basha apo ai i bërë nga Berisha. Në aspektin moral, vula i takon Berishës. Kjo është pasojë veprimeve të dhunshëm që Berisha për të marrë, vulën, logon dhe financat e PD. Ai (Berisha) bëri shkelje. Kuvendi që bëri ishte i paligjshëm, ushtroi dhe dhunë.
Çfarë bëri Berisha të paligjshme? Kuvendin. Dhuna ishte, ishte verbale. Bullizmi është dhunë verbale? Basha për shkak të këtij presioni u tërhoq. Berisha bëri një Kuvend të firmosur nga vula e degës nr.3. në gjykatë u diskutua procedura dhe jo se kush e ka shumicën dhe pakicën. Legaliteti nuk u dha për këtë arsye? Ne aspektin moral, po të jetë për shumicën… ne ishim shumicë përpara. Në 14 maj ju e patë çfarë diversioni u bë brenda PD-së. Sali Berishës iu tha të merrte kandidatët e tij që të kandidonin me vulën e PD-së, por ai nuk pranoi, pasi donte që para shqiptarëve dhe amerikanëve të paraqitej si një njeri që i fitonte gjërat. Ai thoshte ‘më jepni mua amnisti, meqë kam qenë kryeministër, president dhe kryetar i PD-së’.
Për çfarë i duhet vula? Që ta varrosi, ta marri me vete. Është si ajo puna që i mbyturi të mbyt”, u shpreh Bejko.