Për entuziastët e shifrës një miliardë euro

Nga Red VARAKU

Shifra prej më shumë se 1 miliard euro, ku 885 milion janë kredi të bankave të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër në formë donacionesh, është një shifër krejt normale për situatën e krijuar pas tërmetit, dëmet e të cilit ishin përllogaritur rreth së njëjtës shifër.

Të gjithë duhet ta dinë dhe të jenë të qartë se kredi të tilla i jepen çdo vendi që ka pasur fatkeqësi të tilla, ndaj nuk ka asnjë surprizë.

Kjo shifër, ka si sfidë kryesore zvogëlimin e dëmeve të mëdha të tërmetit, që në kushtet e Shqipërisë, rrezikonte të shndërrohej në një krizë jo vetëm humanitare.

Kjo shifër edhe pse në formë grantesh dhe kredie synon lehtësimin gjendjes së qytetarëve shqiptarë dhe nuk ka asnjë lidhje me Edi Ramën.

Sigurisht, që nëse nuk do të ishte kredi , kjo do të ishte vërtet një fitore e madhe e Ramës. Por, mënyra dhe kushtet që i janë vënë nuk janë vetëm të kujdesshme, por janë tejet poshtëruese për Ramën.

Nuk ka asgjë anormale që kjo shifër të shitet si sukses, por është thjesht imorale të shesësh kreditorët si donatorë. Gjithsesi kjo është në natyrën e Ramës dhe nuk na shqetëson.

Nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse shërben qoftë edhe për të entuziazmuar socialistët.

Problemi është se kur shumë propagandistë të qeverisë po eksitohen duke e shitur këtë si fitore personale të Ramës, duhet ta dinë që kjo kredi iu është ngarkuar shqiptarëve mbi shpatulla, dhe po shqiptarët do ta paguajnë. Rama thjesht kërkon të marrë poza dhe dekorata.

Beteja reale është tani për mënyrën se si do të menaxhohet kjo kredi. A do të përfundojë në xhepat e fryrë të vampirëve pranë qeverisë apo do të shkojë çdo cent në destinacion?

Nëse nuk shkon në destinacion , kjo kredi vlen vetëm që Edi Rama të krekoset sërish në majë të plehut dhe shqiptarët të marrin një kredi me Ahmetajn brenda.

Exit mobile version