Përmes një postimi kreu i PD ndan fotot nga takimi me strukturat e degës 4 në Tiranë. Basha shkruan
”Demokratët janë të bashkuar, pa asnjë dilemë për rrugën që kemi zgjedhur në shërbim të njerëzve, për t’i dhënë fund politikanëve të paprekshëm që duan ta mbjanë Shqipërinë në vendnumëro. Vendosëmria jonë për të sjellë një ndryshim të vërtetë, duke e nisur atë nga vetja, është shenja më e qartë e angazhimit të Partisë Demokratike për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë!”