Nga Ermal Peçi
Në arenën e politikës shqiptare shpesh herë janë bërë pjesë të ashquajturit intelektual të shoqërisë. Të vetshpallurit intelektual mendojnë se ata mund të përçojnë messzhe për kombin por në fakt nuk përçjellin dot as mesazhe për zonën ku u bënë deputet.
Agron Gjekmarkaj pasi u kthye nga vizita në Greqi ku zhvilloj një takim me Zv.Kryetarin e parë të Parlamentit grek dhe pasi e falenderoj Z.Platiokatis për mbështetjen e madhe që na ka dhënë Greqia në gjithë këto vite.
Zgjodhi të fliste në gjuhën shqipe për t’i treguar grekëve padrejtësinë e madhe që po ndodh me Belerin por edhe me Berishën.
I sqaroj pozitën e tij për të burgosurin politik Beleri dhe qëndrimet e Berishës për këtë çështje por nuk pati guxim të fliste një fjalë për çështjen çame, duke qënë se për këta ka shumë rëndësi të drejtat e njeriut bazuar në Konventat Europiane.
Guxim i cili nuk e karakterizon në asnjë prej betejave politike të cilat ka zhvilluar edhe pse eshtë vetëm një deputet që mendon se është politikan. Edhe këtu qëndron dualizmi midis aktit politik edhe asaj që thotë. Që në momentetin që është futur në strehën e Berishës ka filluar ta imitoj në gjuhën politike që ai ka për kundërshtarët edhe pse në moshë madhore.
Protesta e 20 shkurtit qëllimin nuk e ka pasur me Ramën por me Bashën për të ngritur propagandën për të folur se kujt i përketë vula, të trëmbur nga vendimi i gjykatës, kanë filluar të bëjnë gjykatësin duke orientuar se kujt i përketë vula. Pasi erdhi nga Greqia jo vetëm tregon se kujt i përketë vula por edhe sulmon kryetarin e PD, Lulzim Basha duke e këshilluar mos të bëhet kloun i qeverisë Rama.
Në një kërkim të fjalës kloun në fjalorin shqip, gjenë shpjegimin se kloun do të thotë:
1. Artist cirku që i bën spektatorët të qeshin me lëvizjet, me veshjen dhe me veprimet e tij të shkathëta.
2.Njeri që sillet e vepron në shoqëri si palaço.
Në të dyja këto shpjegime të shikojmë se kujt i shkon më shumë ky përkufizim. Që prej momentin kur Basha vendosi ta përjashtonte Sali Berishën për nongratën, nuk ka ndryshuar në asnjë moment qëndrimin e tij politik deri në këto momente, kurse në anën thetër kemi Gjekmarkajnë, njeriu i cili pa në 8 janar se si Bashës nuk i dridhej syri nga falangat e Berishës por më pas fillojë të ndryshonte mendim, nga njeriu i cili luftonte nongratën, tek njeriu i cili njihte Berishën.
Nga deputeti asnjëanës tek deputeti i cili mezi priti të fitej në çadrën e Berishës. Në këto qëndrime tregohet se kush është klouni I vërtetë, këta që ndrojnë një qindë herë mendine edhe veprime apo një politikan I cili ka një qëndrim për një çështje madhore e cila mund ta kthente PD në një parti izolantrike.
Pirueta e Gjekmarkajt si një deputet i ri në politik ka treguar në fakt se çfarë është amoraliteti politik që mos të mbash asnjë përgjegjësi për atë që thua e atë që ti bën por mesa duket kjo e ka gjenezën në mendimin e tij se mendon në fakt se është nxënësi i Fishtës kur në fund të fundit është thjesht nxënës i Markut.