Për qeverinë, Tahiri është më i rëndësishëm se hapja e negociatave

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

Nga Red VARAKU

Tetë nga dhjetë kushtet e Berlinit për qeverinë shqiptare, lidhen kryesisht me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve të drejtësisë, që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kjo tregon rëndësinë e madhe që ka për Perëndimin mirëfunksionimi i sistemit të drejtësisë, si një pushtet i pavarur në kuadër të balancimit të pushteteve.

Ky qëndrim i drejtpërdrejtë dhe i ashpër i Gjermanisë për sistemin gjygjësor e ka futur në krizë reale qeverinë shqiptare, për shkak se kjo është qeveria më e korruptuar dhe e inkriminuar e të gjitha kohërave.

Pikërisht kur nga SHBA dhe Europa kërkohej një provë si dëshmi, që ky sistem është përmirësuar dhe i merr vendimet në mënyrë të pavarur, vjen edhe vendimi skandaloz i gjykatës së krimeve të rënda, i cili parurpësisht shpall pafajësinë e ish-ministrit , kundër të cilit ishin ngritur akuza shumë të rënda dhe serioze.

Një vendim, që tregon që drejtësia shqiptare sot është plotësisht në duart e kryeministrit Rama. Një vendim, që shkon kundër integrimit dhe interesave të SHBA dhe Gjermanisë. Një vendim, që rrëzon ëndrrën tonë për t’iu afruar Bashkimit Evropian, pikërisht në një moment shumë të rëndësishëm për vendin, kur pritet të hidhet një hap shumë i rëndësishëm për interesat e vendit, hapja e negociatave.

Pra, vendimi i gjykatës për të mbyllur dosjen e radhës për një ‘peshk të madh’ të politikës shqiptare është një thikë pas shpine ndaj interesave të shqiptarëve, që po mbahen peng dhe të izoluar nga një grusht politikanësh të korruptuar.

Ky vendim e hodhi në erë përfundimisht këtë proces, duke injoruar ndjeshmërinë që Bashkimi Europian ka ndaj mosndëshkueshmërisë së politikanëve të korruptuar nga drejtësia.

Në një farë mënyre Washingtoni dhe Brukseli po kërkojnë kokën e politikanëve të korruptuar si provë se ne jemi duke ndërtuar një shtet ligjor dhe jo një shtet mafioz.

Ky vendim zbuloi fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie. Ky vendim i dha fund lojës me dy porta të qeverisë, e cila nga njëra anë përbetohet për një drejtësi të pavarur, ndërsa nga ana tjetër nëpërmjet deformimit që iu bë reformës në drejtësi, e ka kthyer atë në zgjatim të saj.

Pas këtij vendimi nuk pi më ujë asnjë argument, sepse të gjithë e kanë kuptuar hipokrizinë e qeverisë. Nga ky vendim kuptohet se qeverisë, as që i intereson hapja e negociatave. Ajo e di që me mbylljen e kësaj dosje, garantohet edhe mbyllja përfundimtare e derës së Shqipërisë për në Bashkimin Evropian është e sigurtë, por asaj aq i bën për sa kohë nuk cënohen njerëzit që ‘dinë shumë gjëra’ për ‘Shefin e Madh’.

SHBA dhe Gjermania kanë vënë veton dhe në mënyrë të pazakontë po paralajmërojnë politikën shqiptare për pasojat e vendimeve të tilla. Ata po na e thonë troç, se për të hyrë në Evropë duhet të dorëzojmë kokat e politikanëve të korruptuar.

Drejtësia shqiptare me këtë vendim zgjodhi të jetë në anën e krimit dhe kriminelëve. Por, sado e shtrenjtë të ketë qenë oferta ose sado i fortë presioni, ajo kishte detyrimin që të paktën në këtë moment, kur në Bruksel po luhen fatet e Shqipërisë, të tregonte integritet dhe të zgjidhte anën e qytetarëve shqiptarë.

 

Exit mobile version