“Për subjektet e nivelit të lartë duhet të presim vendimin e gjykatave”, kreu i SPAK: Joshja dhe presioni i pushtetit…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me studentë të universiteti ‘Luigj Gurakuqi’ organizuar nga Komiteti i Helsinkit, theksoi se organika e institucionit që ai drejton, të jetë me njerëz me integritet.

Duke u ndalur te çështjet që përfshijnë subjekte të nivelit të lartë, Dumani tha se duhet të priten vendimet e gjykatave.

SPAK në muajin dhjetor bën 4 vjet, por është bërë funksional vetëm vitin e kaluar për shkak se organika nuk ka mundur të jetë e plotë. Në SPAK i kushtohet vëmendje integritetit. Duhet të kesh disa vlera jo vetëm profesionale, por duhesh të kesh demostruar integritet. Tek ne si prokuror i nënshtrohemi jo vetëm Vetingut, por kemi heq dorë edhe nga privatësia bashkë me familjarët tanë. E njëjta gjë vlen edhe për BKH, madje ata kalojnë edhe një tjetër provë testin e poligrafit, makina e të vërtetës. Mirë ka bërë ligjvënësi që ka parashikuar gjithë këto kritere. Jemi përpjekur që të kemi njerëz me integritet në SPAK. Kemi dhënë shenja që SPAK është në gjendje të hetojë subjekte të ndryshme pavarësisht fuqisë së tyre politike dhe ekonomike. SPAK heton edhe krimin dhe terrorizmin dhe jemi përballur edhe me struktura kriminale pavarësisht sa fuqi kanë apo lidhjet e tyre me politikë. Jemi përditë ne këtë lufte, ajo është e vazhdueshme.

Për të folur për suksese duhet të presim edhe vendimet e gjykata të formës së prerë. Çdo ditë hetojmë dhe presim vendime fajësie nga gjykatat. Është punë e përditshme, stresuese, e lodhshme, por në fund të ditës kur shikon që po mundohemi të thyejmë atë mitin e pandeëshkueshmërisë atëherë ndjehesh mire. Është e lodhshme, por jo e pamundur. Kjo është bërë falë edhe ndryshimit të metodologjisë së punës në prokurorinë e posaçme. Disa metoda qe përdoren tani janë përdorur rralle dhe tani përdoren masivisht si mjete të kërkimit të provës dhe kemi ndryshuar edhe filozofinë e kërkimit të provës dhe kemi hequr dore nga ato tradicionalet. Kemi investuar shume edhe ne teknologji sepse këto mjete kërkimi nuk mund te jene te suksesshme nëse nuk ke mjetet e teknologjisë. Duhet edhe një buxhet i mirë dhe deri tani jemi financuar mirë nga buxheti i shtetit, por po përdorim edhe të ardhurat pasuritë e konfiskuara nga krimi që kapin miliona euro dhe gjitha i kemi investuar ne teknologji dhe kjo na sjell rezultate konkrete. Për te qene i suksesshëm ne luftën kundër krimit duhet te kesh legjislacion te mire dhe është i mire dhe te kesh struktura të specializuara kundër luftës kriminale dhe korrupsionit. Dy fenomenet me shqetësuese janë korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe struktura speciale është SPAK për t’i luftuar. Tjetra është te krijosh edhe pavarësinë dhe sa i përket pavarësisë sigurohet nga kushtetuta dhe ligjet ne fuqi. Jua them me siguri se kemi pavarësi totale nga pushtetet e tjera. Nuk kemi marrëdhënie kontrolluese nga institucionet e tjera. Pavarësisht të gjitha këtyre në fund të ditës gjithçka varet nga integriteti i prokurorit dhe gjyqtareve, gjithçka varet tek integriteti i secilit aktor. Mund të jesh i pavarur, por mund të zgjedhësh të filtrosh me pushtetin apo politiken. Vetëm ata me integritet mund t’i rezistojnë joshjes dhe presionit të pushtetit.”, tha ai.

Exit mobile version