Lidhur me zgjedhjen e ish-gjyqtarit Gjin Gjoni në krye të Rithemelimit të Lezhës, I ashpër ka qenë reagimi i gazetarit dhe pedagogut Reldar Dedaj.
Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Dedaj shkruan se “për të kuptuar sa më rëndësi e ka PD e Rithemeluar rotacionin politik, mjafton të hedhësh sytë nga Lezha. Demokratët lezhjanë zgjodhën me votë Gjin Gjonin, i shpallur Non Grata, simbol i korrupsionit në drejtësi dhe mercenar i kastës politike tridhjetë vjeçare në Shqipëri”.
Sipas tij, një gjë e tillë ndodh, sepse “të gjithë janë shndërruar në lakej të zgjebosur, që tentojnë t’i sulen ekonomisë dhe posteve, bash ashtu si ai shpendi që i kafshonte shpretken Prometeut të shkretë”.
Më poshtë postimi i plotë i gazetarit Reldar Dedaj:
Për të kuptuar sa më rëndësi e ka PD e Rithemeluar rotacionin politik, mjafton të hedhësh sytë nga Lezha. Demokratët lezhjanë zgjodhën me votë Gjin Gjonin, i shpallur Non Grata, simbol i korrupsionit në drejtësi dhe mercenar i kastës politike tridhjetë vjeçare në Shqipëri. Askush nuk flet nga miqtë e mij për përzgjedhjen e tij në krye të PD-së së Rithemeluar të Lezhës, sepse të gjithë janë shndërruar në lakej të zgjebosur, që tentojnë t’i sulen ekonomisë dhe posteve, bash ashtu si ai shpendi që i kafshonte shpretken Prometeut të shkretë. Turp!