“Për trutharët që besonin gënjeshtrat e DR. Pazarit”, Basha shpërndan videon ku Berisha pranon bashkëpunimin e Foltores me PS: Ja e vërteta me gojën e tij

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Eruoatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Sali Berishës, i cili konfirmoi me gojën e tij se kompania që bëri skenën e Kuvendit të Rithemelimit në stadiumin “Air Albania”, kishte si pronar burrin e deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Kujtojmë se në 13 dhjetor të vitit 2021, tre ditë pas Kuvendit të Rithemelimit në stadiumin “Air Albania”, Lulzim Basha denoncoi publikisht se si bashkëshorti i deputetes socialiste Blerina Gjylameti solli nga Italia skenografinë për Kuvendin e Sali Berishës. Por, atë kohë, si Gjylameti ashtu dhe Berisha e përgënjeshtruan denoncimin e Bashës.

Por ditën e sotme, nga foltorja e Kuvendit, Berisha zbuloi gënjeshtrën me gojën e tij në sy të Gjylametit, ku ka pranuar se skenografia ishte ndërtuar nga burri i deputetes së PS, duke konfirmuar kështu akuzat e Bashës për bashkëpunim mes Foltores dhe Edi Ramës.

“Kur u bë Kuvendi i Rithemelimit, ata që u orën me punën e skenës, skenografia, kontraktuam një kompani dhe më thanë që ajo është më e mira, mirë u them unë. Kur më vonë del Lul brava dhe bën denoncimin, thotë e ndihmoi Rama me burrin e Gjylametit. Pyes unë, po tha ai ortak ishte. Po si e morët, u them unë, çpunë kishim ne me të? Po jo se ishte e vetmja kompani që mund t’i bënte në cilësinë e duhur, ishin dy vetë” – u shpreh Berisha në Kuvend.

Basha i është përgjigjur duke postuar një video në facebook, ku shkruan që “Për transparencë ndaj publikut dhe për trutharët që besonin gënjeshtrat e DR. Pazarit, ja e vërtëta me gojën e tij”.

Exit mobile version