Perceptimi i rrejshmëm mbi “shumicën” që po shkatërron opozitën

Nga Mirela Karabina

Zgjedhjet në Himarë dëshmuan qartë që lëvizja Foltore vazhdon t’i bëj dëm të madh opozitës duke e fragmentarizuar në vazhdim dhe duke penguar rrotoacionin politik, ndërsa Edi Rama, edhe pse me një pushtet të korruptuar përmes skandaleve të vjedhjeve të shekullit, lejohet të fitojë.

Investimi PS-Rithemelim PD mbi shumicën e imponuar mediatikisht që Rithemelimi është opozita dhe është shumicë, tashmë dhe në këto zgjedhje dëshmoi qartë që as është shumicë, as nuk vjen dot në pushtet dhe as nuk do që të vijë, duke lënë lehtësisht Ramën në pushtet.

Zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 ishin dëshmia e parë e pafuqisë së Rithemelit për të fituar. Humbja ishte katastrofale, madje dhe bastionet e djathta 33 vjeçare iu dorëzuan të majtëve. E njëjta situatë u pasua në zgjedhjet e Kukësit më shtator 2023, te të cilat edhe pse i shitën si bashkim opozitar, ishte një tjetër shuplakë ndaj tyre dhe dëm i madh ndaj demokratëve dhe qytetarëve që duan ndryshimin.
Dhe ja ku jemi në zgjedhjet në Himarë, përsëri humbës por plot justifikime e akuza se është vjedhur mandati.

Qesharakë!

Po kur bëjnë pakt me Ramën për amnistinë penale duke liruar 117 (SPAK) të dënuarit nga GJKKO dhe lënë protestuesit demokratë dyerve të drejtësisë, kur miratojnë një Kod Zgjedhor antikushtetues me lista të mbyllura kryetarësh, kur legjitimohen si “shumicë” nga pushteti dhe i jepet vula në shkeljë të ligjit ishte i mirë Rama atëherë,
e tani bërtasin se i paska vjedhur mandatin në Himarë?!

Sikur nuk shkon!

Pëballë një opozite që i zvarritet e shitet lehtë nga halli, sigurisht që Rama bën çfarë t’i dojë qejfi dhe del fitues.

Dhe kjo është Karma!

Pakti Rama -Berisha është i qartë: Rithemelimi PD në opozitë për të qenë faktor përballë ndërkombëtarëve ndërsa Edi Rama në pushtet që të ruaj veten nga ndëshkimi i drejtësisë, dhe të dy së bashku në luftë kundër SPAK.

Problemi është se dëmi është mbi qytetarët të cilët mbështesin drejtësinë SPAK dhe duan të shpëtojnë një orë e më parë nga kjo klasë e korruptuar, e cila fëmijët ia largoi dhunshëm jashtë vendit dhe jetën ia ka varfëruar shumë.

E pra, kjo situatë ndryshohet me votë ndëshkuese popullore dhe hapja rruge e një qeverie të përgjegjshme për qytetarët dhe me to, me njërëz të pakorruptuar, me reputacion të mirë dhe me ide të qarta.

Dhe, Demokratët Euroatlantikë me progranin e tyre do të jenë alternativa më e mirë për shqiptarët më 2025-ën.

Ndryshimin do ta bëj shumica e vërtetë përmes votës, duke ndëshkuar këtë “shumicë” të rrejshme të investuar përmes korrupsionit.

Sepse, shqiptarët meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë!

Artikulli paraprakE rëndë, 70-vjeçari dhunon për vdekje bashkëshorten e tij
Artikulli tjetërMësimi që Himara i dha opozitës