Gazetari: Në korrik nisën edhe telashet për ju le të themi.
EMILIANO NUHU: Po po. Në 21 korrik të vitit 2018 nisi e gjithë historia. Kur shtetasja Xhensila Maloku nga zona e Niklës së Fushë Krujës ka shkuar në komisariatin numër 3 për të kallzuar shtetasin Rexhep Rrahja.
Gazetari: Dhe objekti i kallzimit?
EMILIANO NUHU: Pasi ky shtetas në datën 19 korrik 2018 rreth orës 17:30 e ka para këtë shtetase duke kaluar tek vendi që quhet Ura e Gjolës në Nikël në zonën e Fushë Krujës e merr, ku e ka ndaluar dhe e ka marrë me force dhe e ka futur tek makina e tij.
Gazetari: E ka marrë me dhunë me një fjalë per ta futur në makinën e tij?
EMILIANO NUHU: Po, e ka futur te makina e tij die duke e goditur me grushta, duke e kërcënuar me armë zjarri. Më pas e ka çuar aty pranë tek një hotel që quhet hotel Boçi…
Gazetari: Po.
EMILIANO NUHU: E ka gobitur përsëri gjatë kohës që ka qenë brenda në hotel me grushta, e ka djegur me cigare në press të ndryshme, në kofshë, në pjesë të ndryshme të trupit. E ka goditur në pjesën e kokës me qytën e pistoletës gjatë kohës që ka qenë në ambientet e hotelit dhe të gjitha këto që ka kallzuar kjo shtetase janë vërtetuar nga këqyrja fizike që është bërë.
Gazetari: Keni bërë veprime të tjera hetimore
EMILIANO NUHU: Kemi bërë, vërtetohen të gjithë thëniet e kallzimit nga veprimet hetimore që janë të njëjtat më thëniet e kallzueses.
Gazetari: Cilat janë provat tjera që keni grumbulluar për të vërtetuar dhe provuar deklarimin e kallzueses, pra këqyrje e vendngjarjes
EMILIANO NUHU: Po, do t’i shpjegoj, do t’i shpjegoj me radhe. Gjatë kohës që kanë qenë në hotel ky shtetas ka mbyshur pistoletën dhe ja ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit shtetases Xhensila Maloku duke thënë që do të vras tani në qoftë se ti nuk ben marrëdhënie seksuale me mua. Nga dhuna që i është ushtruar kësaj shtetase i ka rënë të fikët dhe akti seksual nuk është kryer.
Gazetari: Nuk është kryer. Dhe pastaj si kanë ecur ngjarjet?
EMILIANO NUHU: Këtë veprim ky shtetas, Rexhep rrahja e ka kryer në mënyrë përsëritur brenda një periudhë një vjeçare. Nuk është veprimi i parë.