Përdhunuesi i Kavajës do organizojë festival fëmijësh

Një festival fëmijësh do të organizohet në Kavajë me 8 dhe 9 shkurt. Sipas posterit në Kavajë, organizator i këtij festivali do të jetë Elvis Roshi, që sipas posterit është akoma në detyrën e Kryetarit të Bashkisë. Roshi i Kavajës, vazhdon punën i pashqetësuar megjithëse është shkarkuar nga detyra si kryetar i Bashkisë.
Fakti që ai nuk e liron zyrën e shtetit  konfirmohet dhe nga faqja zyrtare e Bashkisë së Kavajës, ku ai përshkruhet si një njeri i punës, i arsimuar (në fakt vitet si korrespondonjë për përfundimin e shkollës së mesme), biznesmen i suksesshëm etj. Emri i tij duhet të ishte hequr që më datë 29 dhjetor kur Rama, mori vendim qeverie për ta shkarkuar, por me sa duket Roshi nuk i bindet urdhrave të shefit të tij. Ky i fundit e di që Enveri i Kavajës, është i domosdoshëm sidomos për të mbyllur aferat e tij në bregdetin e këtij qyteti, por edhe për manipulimin e votave atje. Jo më kot, në krye të zgjedhjeve atje ka vendosur dy trafikantë që i shpërblen herë pas here me poste dhe me para, siç ishte rasti i fondit 3 milionë euro për një kanal në Karpen. Dje, Rama iu shmang pyetjeve të gazetëreve, që lidheshin pikërisht me faktin e qëndrimit të këtij personazhi sa komik dhe korruptiv, ku Rama ka përqendruar fuqinë e tij elektorale në Kavajë. Dy ditë më parë, i vuri për kandidim dhe një tjetër figurë të korruptuar këtij qyteti, atij të Arben Ahmetajt, ministrit të tij të Financave, i cili  është strategu i koncensioneve me PPP e famshme, apo me projektin e ri të pastrimit të parave 1 miliardshin e famshëm të investimeve.

Artikulli paraprak“Zëri i Amerikës” reagon për fushatën e Ahmetajt me përdhunesin e Kavajës
Artikulli tjetërNuk do të lemë asnjë familje në errësirë