Perdja ra në orën 4 të pasdites së 18 dhjetorit

Nga Edlira Devolli Leka

Komisioni parlamentar e mori vendimin, pritet veç formalizimi në seancë plenare. “Ish kryeministri i vendit vihet në arrest për shpërdorim detyre”.
“Ay” e bëri dhe përpjekjen e fundit. 80 vite më parë komunizmi u nis me ” 200 petrita komunista lule”, sot u mbyll me një protestë me 200 mbështetës. Revolucioni dhe mosbindja civile u shuan aty në hyrje të ish Bllokut komunist.

Ç’do gjë e çdo kush e ka një fund, mjerë kush e mbyll me turp.

Kjo që po ndodh me” legjendën e familjes non grata” është një fund i pa lavdishëm. Më në fund dhe shumica e pretenduar demokrate u zgjua dhe e la me ” 200 petrita” te rruga e Bllokut.

Nuk piu ujë as deklarimi e përbetimi se do të drejtojë vet nga thellësitë e burgut si Nelson Mandela. Njerëzit mund t’i mashtrosh për pak kohë, por vjen momenti të binden se krahasimi Mandela dhe Berisha janë larg si dita me natën.
Mandela ishte në luftë kundër aparteidit ndërsa doktor non grata në luftë për kullat e familjes apo të sponsorizuesve të tij.

Unë dhe shumë demokratë të thjeshtë, këtu në terren, të palëvizshëm në bindjet tona, nuk i urojmë kujt burgun e pa merituar.
Po meqenëse jemi qytetarë të këtij vendi, kemi familje e fëmijë e presim si dita diellin luftën kundër pandëshkueshmërisë. Secilit hakun!

Exit mobile version