Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve 5 kërkesa për vendosje të sanksioneve administrative. KQZ kërkon gjobë për 20 kryebashkiakë pasi thekson se kanë përdorur burimet publike për fushatë.
Gjithashtu është kërkuar gjobë edhe për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash. Ndërkohë sqarohet se seancat paraprake të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve do të zhvillohen të hënën.
Kryetarët e bashkive ndaj të ciëlve është kërkuar gjobë
-Armando Subashi, kryetar për bashkinë Fier
-Gledian Llatja, kryetar për bashkinë Elbasan
-Klodian Taçe, kryetar për bashkinë Gramsh
-Arif Tafani, kryetar për bashkinë Belsh-Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë;
-Andis Salla, kryetar për bashkinë Cërrik;
-Redjan Krali, kryetar për bashkinë Kavajë;
-Klement Ndoni, kryetar për bashkinë Këlcyrë;
-Erion Isai, kryetar për bashkinë Kolonjë;
-Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol;
-Safet Gjici, kryetar për bashkinë Kukës;
-Pjerin Ndreu, kryetar për bashkinë Lezhë;
-Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd;
-Majlinda Bufi, kryetar për bashkinë Roskovec
-Elton Arbana, kryetar për bashkinë Shijak
-Eriselda Sefa, kryetar për bashkinë Lushnje;
-Qerim Ismailaj, kryetar për bashkinë Mallakastër
-Nuri Belba, kryetar për bashkinë Prrenjas
-Pali Kolefski, kryetar për bashkinë Pustec
-Blerim Shera kryetar për Bashkinë e Vorës