Përdorimi i gabuar i pajisjeve mjekësore mund të sjellë fatalitet!

Nga Ermand MERTENIKA
Inxhinier Biomjekesor

Një diagnostikim i saktë është tejet i rëndësishëm për të trajtuar në mënyrën e duhur patologji të ndryshme. Por a duhet të trajnohen mjeket para përdorimit të një aparature të re? Çfarë mund të ndodhë nëse një pajisje nuk monitorohet siç duhet, veçanërisht ato të terapisë intensive, aq të lakuara gjatë kësaj pandemie? Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika tregon se një mjek i patrajnuar mirë për të përdorur aparaturat specifike të diagnostikimit do të thotë të rrezikojë absolutisht jetën e pacientit nga një diagnozë e gabuar.

Rendesia e Diagnostikimit

Të diskutosh lidhur me saktësinë e diagnozës do të thotë shumë sepse pikërisht ky është hapi i parë i procesit të trajtimit mjekësor të pacientëve, të cilët vuajnë nga sëmundje apo patologji të ndryshme duke filluar nga sëmundjet më pak problematike deri tek sëmundjet akute emergjente. Saktësia e diagnozës varet nga disa aspekte kryesore si: Pajisjet e sofistikuara; Profesionalizmi i mjekut; Kura post-kirurgjikale. Sigurisht preciozioni apo saktësia e pajisjeve mjekësore është theksi më i rëndësishëm i diagnozës së saktë pasi aparaturat mjekësore dedektojnë dhe analizojnë të gjithë problemet patologjike duke filluar që nga pajisje të vogla, një puls oksimeter, aparat digjital tensioni, monitor pacienti dhe duke përfunduar në pajisjet e mëdha diagnostikuese si CT Scan(Skaneri), Rezonanca Magnetike e Imazhimit apo Akseloratori Linear dhe Cyberknife (Thika Kibernetike) e trajtimit të sëmundjeve Tumorale dhe Kancerit.

Aplikimi i aparatures tek pacientiet

Çdo aparaturë mjekësore është një sistem automatik e cila duhet kalibruar, konfiguruar, dhe absolutisht duhet realizuar dhe trajnimi i mjekut apo i stafit mjekësor për ta përdorur për të përftuar një diagnozë precize.

Rendesia e trajnimit te mjekeve

Një mjek i trajnuar do të thotë një diagnozë e saktë. Një diagnozë e saktë realizohet vetëm nga mjeku profesionit dhe i trajnuar. Krahas kushteve të aparaturave të cilët përmendëm më sipër theksin qëndron tek mjeket ose stafi mjekësor. Përpara së një mjek të japë një diagnozë ai duhet të jetë i trajnuar mirë për të përdorur aparaturën diagnoztikuese. Një mjek i pa trajnuar mirë për të përdorur aparaturat specifike te diagnostikimit do të thotë të rrezikojë absolutisht jetën e pacientit nga një diagnozë e gabuar. Një mjek i pa trajnuar do të thotë të humbasë kredibilitetin ndaj vetes, ndaj klinikës së tij dhe ndaj pajisjes së tij dhe mund të rrezikojë një jetë. Kura post-kirurgjikale do ta thotë një mjekim dhe ekzaminim pas kryerjes sa operacionit. Kjo është fazë e rehabilitimit të pacientit pasi ka kryer operacionin ku për disa ditë pacienti duhet të marrë medikamente dhe të ekzaminohet më anë të pajisjeve mjekësore. Krahas medikamenteve ekzaminimi me anë të pajisjeve mjekësore duhet të jetë shumë i saktë për të përcaktuar dhe vlerësuar progresin e pacientit.

Problematikat qe hasen tek aparaturat e Njesise Intensive te trajtimit

Duke pasur parasysh që jemi në periudhën e pandemisë Covid, atëherë po përmendim aparaturat e Njësisë së trajtimit Intensiv (ICU) dhe Reanimacionit. Monitori i pacientit është një ndër pajisjet më të rëndësishme të cilët duhet absolutisht të jetë në një gjendje shumë të mire pra të mos jetë e amortizuar shume, pasi kjo mund të shfaqë vlera jetike me tolerancë të madhe (absolutisht është e palejueshme sidomos në Reanimacion). Monitori i pacientit monitoron parametrat jetikë të organizmit të njeriut si: temperaturën, pulsin, sasinë e oksigjenit në gjak, koficientin e frymëshkëmbimit (Spirometrik), ECG Ritmin Kardiak, Tension arterial, Dioksidin e karbonit etj. Nëse monitori i pacientit është shumë i amortizuar atëherë vlerat e monitorimit jetik nuk do të jenë shumë të sakta. Për shembull nëse aplikojmë monitorin e pacientit tek një person, i cili ndodhet në reanimacion (njësia intensive e trajtimit) dhe nëse monitorimi i ritmik kardiak do jetë jo i saktë, atëherë ky mund të jetë një shkak për një diagnozë të gabuar e cila mund të përkeqësojë gjendjen aktuale të pacientit deri në atë më alarmante. N.q.s. monitori i pacientit nuk është shumë preciz në monitorim e vlerës së oksigjenit tek një pacient i infektuar me COVID kjo do të thotë që mund të përcaktojmë një diagnozë të gabuar në sasinë e oksigjenit që mund ti gjenerojmë këtij pacienti. (Sasia e oksigjenit mund të jetë më e vogël (kjo mund të shkaktojë jo-saturim të mjaftueshëm të qelizave me oksigjen dhe mund të jetë dhe më e madhe, e cila është totalisht e pa lejueshme pasi mund të dëmtojë pulmonet (mushkëritë tona) për shkak të presionit të lartë.

Kujdesi ndaj Respiratoreve

Ventilatorët e Reanimacionit (Respiratorët) e quajtur ndryshe mushkëri artificiale, këto janë aparaturat më të rëndësishme në reanimacion dhe aq më tepër në epokën Covid. Respiratorët e avancuar janë aparatura të cilët janë mjaft të sofistikuara dhe sigurisht kërkohet një përqendrim i lartë nga mjeku reanimator të kuptojë funksionimin sa më të mirë të tyre. Respiratorët janë pajisje shumë delikate dhe kërkojnë absolutisht shume kujdes pasi ato mbajnë në jetë në mënyrë artificiale pacientin në rast se mushkëritë e pacientit e kanë të pamundur të funksionojnë. Respiratorët janë të pajisur me disa protokolle funksionimi dhe terapi oksigjenimi gjatë së cilës duhet të monitorohen vazhdimisht. Respiratorët e avancuar përpara se të aplikohen duhet të kontrollohen elektronikisht, mekanikisht, të kalibrohen dhe të konfigurohen mirë dhe gjendja e tyre përpara se të aplikohen tek pacientët duhet të jetë shumë optimale sepse në një moment kalimi në gjendje OFF ose një defekt imediat mund ta çojë pacientin në situatën më kritike për jetën.

Pajisjet te cilet kerkojme kujdes maksimal

Aparaturat e anestezisë (pajisjet më të rëndësishme përpara ndërhyrjes kirurgjikale) e cilat ndryshe emërtohen “Vënie në Gjumë”. Pajisjet e anestezisë janë pajisjet më të rëndësishme pasi këto aplikohen gjithmonë përpara se një pacient t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Anestezia e përgjithshme është situatë delikate pasi pacientit i aplikohen komponentë të lëngshëm si Barbiturate, Ketamine, Propofol ose gazet anestetike si: Protoksid Azoti Floran ose Halotan të cilët bëjnë të mundur humbjen e koshiencës së pacientit dhe paralizimin e sistemin nervor për tu ardhur në ndihmë kirurgëve të kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale me sukses. Pajisjet e anestezisë duhet të jenë në gjendje shumë optimale përpara aplikimit të tyre tek pacienti të cilit do t’i realizohet kirurgjia dhe, gjithashtu, duhet të jenë të mirë kalibruara në raportet e lëngjeve dhe gazeve anestetike, të konfiguruar dhe pjesa mekanike e tyre duhet të jetë në gjendje perfektë, sepse ndryshe imagjino çfarë mund të ndodhë në një moment defekti gjatë procesit të kirurgjisë cerebrale; e imagjinoni vete.

Ja çfare ndodh nese nje pajisjet prishet gjate operacionit (nderhyrjes kirurgjikale)

Elektrobisturia (bisturia elektrike e cila pret dhe koagulon gjakun në të njëjtën kohë). Elektrobisturia është pajisje elektronike mjekësore e cila zëvendëson bisturinë e thjeshtë. Elektrobisturia aplikohet në prerje gjatë kirurgjisë dhe në të njëjtën kohë realizojnë koagulimin e gjakut për të evituar ndonjë hemorragji të mundshme. Në kohën e sotme pavionet kirurgjikale të përgjithshme përdorin elektrobisturinë sepse është mjaft komode dhe lehtëson procesin e kirurgjisë. Elektrobisturia duhet të jetë në gjendje maksimalisht optimale pasi një defekt i mundshëm pas prerjes së një organi, indi apo ndonjë ndërhyrje tjetër mund të mos ndalojë në momentin e duhur koagulimin e gjakut dhe kjo mund të kalojë në një proces të rënduar hemorragjik dhe ka raste që spani kohor mund të jetë i gjatë dhe pacienti për shkak të mos koagulimit mund të humbasë gjak më shumë se normalja e specifikuar dhe gjithashtu një problem me Elektrobisturine mund të shkaktojë një ndërhyrje kirurgjikale jo shume të saktë apo precize.

Rendesia e Ekove (Pajisjet Ultrasound)

Pajisja Ultra-sonografike (Eko Ultrasound) Eko është një teknike imazhimi, e cila aplikohet për të përftuar imazhe të ndryshme të organeve, muskujve, artereve etj. Kjo aparaturë përfton imazhin nëpërmjet valëve të zërit (Ultrasound). Eko përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme si të zemrës, e cila aplikohet Eko Kardiake, për diagnostikim gjinekologjik Eko Gjinekologjike, Eko Vaskulare, Eko Abdominale etj. Për të përcaktuar një diagnozë të saktë, Pajisje Eko Ultrasonike duhet të jetë në kushtet më të mira të funksionimit

Exit mobile version